Panorama (Albania)

Fjalimi i Sozës: Ja si do t’i mundim shqiptarët

-

Përgatitja e skuadrës polake për ndeshjen ndaj Shqipërisë kishte një përqendrim shumë më të madh nga trajneri dhe lojtarët sesa në ndeshjet e tjera. Kjo për faktin se dihej edhe se sa e rëndësishm­e ishte ajo sfidë. Ditën e djeshme në mediat e huaja është publikuar një video e një analize të detajuar që trajneri i polakëve, Soza, bën me lojtarët e tij para ndeshjes me Shqipërinë. Ai analizon deri në detaje si duhet të sillen në fushë lojtarët e tij, çfarë duhet të bëjnë që të vendosin shqiptarët në vështirësi dhe çfarë duhet të shfrytëzoj­në për të fituar ndeshjen.

“Do të jetë një sfidë e madhe, ne duhet të kemi shumë disiplinë në fushë, shumë përqendrim, duke kontrollua­r shumë mirë treshen e fundit të mbrojtjes shqiptare me mënyrën se si e lëvizin topin, gjithashtu një komunikim të mirë me tre mbrojtësit tanë dhe kontrollin e sulmuesve të tyre. Mbrojtësit tanë janë territoria­lë dhe do të kenë punë me ta. Ne duhet t’i ndjekim kudo në fushë ata, mesfushorë­t tanë duhet të kontrolloj­në shumë mirë mesfushorë­t e tyre, sidomos në 1/3 e fundit të fushës. Duhet të kontrolloj­më lojën, por më e rëndësishm­ja është të bllokojmë lojtarët kyç të atyre dhe të mos lejojmë që të luajnë me ta. Mos u bëni të verbër, që do të thotë se duhet të shikoni ato hapësira bosh që do të lënë. Gjithashtu, ju që kërkoni topin, mos u fshihni, por dilni në dritë që shoku juaj t’ju shikojë lehtësisht. Ne kemi mundësinë t’i vendosim ata në situatë dy kundër dy, ne kemi një sulmues të fortë, shfrytëzoj­eni atë dhe luani topin drejt tij. Luani topin në ajër, pasi jemi më të fortë se ata”, është shprehur në përgatitje­n para ndeshjes me Shqipërinë trajneri Soza.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania