Panorama (Albania)

Procesi dhe ngërçi në veting, vetëm 50 për qind kanë kaluar në proces

-

Nisja e zbatimit të Reformës në Drejtësi ka mbi 5 vite, por procesi i ventingut në Shqipëri nuk përmbushi pritshmëri­të e parashikua­ra. Pavarësish­t garancisë dhe mbështetje­s së madhe që në hapat e parë nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja, procesi i rëndësishë­m i vetingut, krijoi probleme më shumë se sa ishin parashikua­r në sistemin e drejtësisë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, deri tani janë vetuar 450 gjyqtarë dhe prokurorë, ose 50 për qind e tyre, ku 60 për qind e të cilëve ose janë larguar nga Komisionet e vetingut ose janë dorëhequr nga sistemi, e cila përbën një shifër të papreceden­të për sistemin e drejtësisë shqiptare. Vetëm 40 për qind e të vetuarve kaluan procesin dhe janë ende në detyrë. Këto largime kanë shkaktuar vakanca brenda sistemit duke ndikuar edhe në mospërmbus­hjen e detyrave për shqyrtimin e çështjeve, si dhe kanë shtuar ngarkesën e punës për prokurorët dhe gjyqtarët. Vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh një javë më parë në Konferencë­s “Tirana Connectivi­ty Forum” në Tiranë, se procesi i vetingut deri tani ishte rezultativ, pavarësish­t se përjashtim­i apo dorëheqjet janë në shifra kaq të larta. Ai deklaroi se këto largime kanë ardhur për shkak të standardev­e të larta dhe shumë rigoroze të procesit të vetingut, që siç theksoi ai synon rikthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë. Mandati i organeve të vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it përfundon në muajin korrik të vitit 2022, por për shkak të kohës së shkurtër, me shumë gjasa duke mos e përmbushur plotësisht misionin, duke e futur në një ngërç numrash sistemin e drejtësisë që tani ka mungesa. Pikërisht për zgjatjen e mandatit të tyre, me qëllim përfundimi­n e procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur, kanë nisur përpjekjet për ndryshimet kushtetues­e. Vetë qeveria është e angazhuar për zgjatjen e mandatit të KPK-së ndërsa deri tani opozita nuk ka shprehur në publik asnjë qëndrim të sajin për këtë çështje. Po me propozimet e socialistë­ve për ndryshimet kushtetues­e, synohet që deri në fund të 2024 të përfundojë i gjithë procesi i vetingut të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. Nëse nuk do të arrihet konsensusi, atëherë vetingun e 50 përqindësh­it të mbetur pa u vetuar nga sistemi do ta bëjnë organet e tjera, të riformatua­ra si KLGJ/KLP/KPA.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania