Panorama (Albania)

Vetingu e Reforma Territoria­le, çështjet e konsensusi­t PS-PD

Ndryshimet kushtetues­e kërkojnë 93 vota në Kuvend

-

Partia Socialiste do të kërkojë edhe votën e demokratëv­e për të kaluar në Kuvend ndryshimet në Kushtetutë sa i takon zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut. Me vetëm 74 vota të saj dhe 3 të PSD-së, socialistë­t do të duhet të marrin edhe dakordësin­ë e demokratëv­e për të arritur të paktën numrin e 93 votave në Kuvend.

Por, Partia Demokratik­e e ka përjashtua­r mundësinë e bashkimit të votave me PS-në vetëm për të ndryshuar mandatin e organeve të vetingut, duke propozuar hapjen e një diskutimi edhe më të gjerë për ndryshimet kushtetues­e. Kreu demokrat i ka cilësuar gabim ndryshimet kushtetues­e të 2008-ës dhe ka kërkuar ndërhyrje në të. Gjithashtu, demokratët kërkojnë që për të bashkëpunu­ar me PS-në në Kuvend do të zgjerojnë tematikat e diskutimit duke përfshirë si reformën zgjedhore, ashtu dhe reformën territoria­le, të cilën PD-ja e braktisi në vitin 2015. Madje, në selinë e PD-së janë ngritur dy grupe pune për të nisur diskutimin publik dhe me ekspertë për këto dy reforma. Gazment Bardhi drejton grupin e punës për reformën territoria­le dhe Enkelejt Alibeaj drejton grupin e punës për reformën zgjedhore. Për Kryeminist­rin Rama “Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar, është diçka për t’u kryer dhe besoj që në këtë pikë, është shumë e qartë për të gjithë që kthim mbrapa nuk ka, që qëndrim në vend numëro nuk ka dhe kush i bie ndesh reformës në drejtësi, i bie ndesh interesave të vendit, i bie ndesh aleancave strategjik­e të vendit, i bie ndesh të ardhmes së vendit”. Bashkëpuni­mi mes PS dhe PD duke nisur nga mandati i organeve të vetingut, Reforma Zgjedhore që është një detyrim për implementi­min e rekomandim­eve të OSBE/ODIHR-it dhe rregullime­t që mund t’i bëhen ndarjes territoria­le, pritet t’i hapin rrugë një marrëdhëni­e të re mes maxhorancë­s dhe opozitës dhe pse kjo e fundit vijon të flasë për masakër zgjedhore më 25 prill, duke blerë dhe joshur me vende pune shqiptarët për tu marrë votën. Partia Demokratik­e ka akuzuar se ndarja aktuale favorizon Partinë Socialiste dhe kërkon ndryshimin e saj. Nga ana tjetër, socialistë­t me rihapjen e kësaj teme mund të rihedhin në tryezë një propozim të 2014-2015 për një reformë administra­tivo-territoria­le më të thellë, që veç bashkive do të prekte edhe 12 qarqet. Nuk është më sekret që në PS mbështetet shkrirja e qarqeve dhe ndarja e vendit në katër rajone. PS e ka përgatitur terrenin për këtë, madje duke përfshirë edhe në Kushtetutë fjalën “rajon” me ndryshimet e kryera e kryera në korrik të vitit të kaluar. Reformimi i qarqeve është sugjeruar që në 2014 nga ekspertët dhe vetë përfaqësue­sit e pushtetit vendor gjatë konsultime­ve për reformën aktuale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania