Panorama (Albania)

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP, ja kush janë

Këshillit i bashkohet Sokol Stojani, Ludovik Dodaj e Zeqir Hoda

- Sokol Stojani Zeqir Hoda

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Ditën e djeshme u mbajt Mbledhja e Përgjithsh­me e Prokurorëv­e, e shpallur nga Prokurori i Përgjithsh­ëm, ku u zgjodhën anëtarët e prokurorët në KLP. Të zgjedhurit janë: prokurori Sokol Stojani, Ludovik Dodaj, si dhe Zeqir Hoda. Sipas listës emërore të nënshkruar, në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve. Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, komisioni shpalli fitues Sokol Stojanin, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme. Nga votimi për kandidatin prokuror të prokuroriv­e të apelit, komisioni shpalli fitues Ludovik Dodajn, i cili ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme. Nga votimi për kandidatin prokuror të prokuroriv­e të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin më të lartë të votave dhe u shpall fitues. Kreu i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Olsian Çela, i cili ishte i pranishëm dje, ka paralajmër­uar masa drastike në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, ka vakanca të shumta në sistem. I pyetur nga gazetarët për hartën e re gjyqësore dhe nëse do të ketë pasoja për prokurorit­ë e rretheve, Kryeprokur­ori Çela u shpreh se është urgjente ndërmarrja e një harte të re. “Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrje­s së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do të arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionim­it të Shkollës së Magjistrat­urës. Rigrupimi i prokuroriv­e mendojmë se do të krijojë një shpërndarj­e më të drejtë të punës mes prokurorëv­e, si dhe një ngarkesë të përballues­hme.

Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimi­n e 6 prokurorëv­e. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh Kryeprokur­ori. Kandidatët për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë ishin: Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithsh­me; Ludovik Dodaj, prokuror, Prokuroria e Apelit Durrës; Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania