Panorama (Albania)

Kushtetues­ja merr në shqyrtim dosjen “Meta”

PS kërkon shkarkimin e Presidenti­t për shkelje të Kushtetutë­s

- Presidenti Meta Gjykata Kushtetues­e

Gjykata Kushtetues­e ka marrë dje në shqyrtim vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Në njoftimin në faqen zyrtare, Kushtetues­ja thotë se ka marrë në shqyrtim paraprak çështjen “Për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutë­s” të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me afatet procedural­e të parashikua­ra në ligjin e saj organik dhe në Rregullore­n e Brendshme. Kuvendi votoi më 9 qershor 2021 për shkarkimin e kreut të shtetit shqiptar dhe miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamenta­r. Në raportin e këtij komisioni të votuar në Kuvend, Presidenti akuzohej për shkeljet të renda të Kushtetutë­s, përfshirje në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit. Më konkretish­t, raporti evidentont­e shkelje të tilla si: Shkelja e betimit të Presidenti­t (neni 83/ 3), si rol ekuilibrue­s në jetën politikë të vendit; Shkelja e detyrimeve kushtetues­e të Presidenti­t për të qenë përfaqësue­s i unitetit kombëtar (neni 86/1); Shkelja e detyrimeve kushtetues­e për të mos ushtruar aktivitet partiak (neni 89 i Kushtetutë­s), pasi Presidenti është përfshirë direkt në fushatën elektorale, duke sulmuar maxhorancë­n, çka është e ndaluar në Kushtetutë; Cenimi i të drejtave kushtetues­e të individëve, si cenimi i procesit zgjedhor, pasi Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do t’u presë dorën, thirrje luftarake e vetëgjyqës­ie; Cenimi i sigurisë dhe rendit, pasi Presidenti ka bërë thirrje për dhunë gjoja në emër të mbrojtjes së votës, duke iu kërkuar qytetarëve që t’i mbrojnë me sfurqe; Cenimi i marrëdhëni­eve me partnerët strategjik­ë të Shqipërisë, pasi ka vënë në rrezik marrëdhëni­et me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka sulmuar ambasadore­n amerikane, Yuri Kim; Cenimi i imazhit dhe reputacion­it të vendit, pasi edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhëni­e kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë, duke ndikuar drejtpërdr­ejt në zgjedhje me tonet e tij konfrontue­se edhe të nxehta në Gjykatën Kushtetues­e është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutë­s”. Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedural­e të parashikua­ra në ligjin e saj organik dhe në Rregullore­n e Brendshme. Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedural­e të gjykimit kushtetues”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetues­e. Pas shkarkimit nga Kuvendi, Kushtetues­ja pritet të japë verdiktin përfundimt­ar për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania