Panorama (Albania)

“Mirëpres çdo rival”, Berisha: Vendin tim do ta caktojë vota

Shkarkim i Nokës, ish-kryedemokr­ati: I padrejtë nga Basha

- Sali Berisha

Ish-lideri demokrat Sali Berisha u ndal dje në qarkun e Korçës ku zhvilloi foltoren e 9-të me simpatizan­tët e tij. Takimi me demokratët e Korçës ishte i veçantë për Berishën, pasi përkoi edhe me ditën e lindjes së tij. Takimi nisi fillimisht me himnin e flamurit, më pas simpatizan­tët i uruan ditën e lindjes. Ndërkohë, lideri historik i PDsë teksa mori fjalën akuzoi qeverinë se në 8 vite ka kthyer Shqipërinë disa vite pas. Sipas Berishës, në kohën e qeverisjes së tij Shqipëria ishte e para në Ballkan për nivelin e pagave, ndërsa aktualisht në vendet e fundit. Pas akuzave për qeverinë, Berisha u ndal te problemati­ka e brendshme e PD-së. Në fillim ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të anëtarësis­ë se përse nuk kishte folur më herët Berisha ndaj Bashës kur humbi zgjedhjet, por vetëm pasi kryedemokr­ati Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamenta­r i PDsë. Berisha tha se kishte heshtur sepse besonte se PD-ja do të bënte betejën ligjore ndonëse më pas tha se sërish PD-ja nuk do të kishte fituar. Ndërkohë, sa i përket fatit të tij politik, Berisha tha se do të varet nga vota e anëtarësis­ë. “Ftoj çdo delegat të Korçës që të firmosë formularin për të thirrur Kuvendin. Mbledhja e Kuvendit është imperative. Ne duhet të bashkohemi, të votojmë, të pranojmë votën. Përpjekja ime së pari nuk është personale. Qëllimi më madhor është që të rikthejmë vlerat te PD. Votën e lirë. Do të rikthehem i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit. Duke thënë këtë, në mënyrë absolute do të respektoj çdo garë dhe verdikt. Do të mirëpres çdo rival me vlerësimin më maksimal. Se cili do të jetë pozicioni i Sali Berishës, do ta përcaktojë anëtarësia e Partisë Demokratik­e. Po nuk ndërtuam një parti si kjo Foltore, madje më të lirë, ne nuk arrijmë objektivat tona. Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon vetë, as më opozitë kukull. Ai ikën me protesta për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Për t’i bërë këto, ne duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve”, tha Berisha.

SHKARKIMET Në Korçë Berisha ka komentuar edhe vendimmarr­jen e Bashës për shkarkimin e Flamur

Nokës. Sipas tij, ajo që ka bërë Lulzim Basha është një padrejtësi, ndërsa paralajmër­oi se Kuvendi do të ndryshojë Statutin. “Ne po bëjmë një figurë shumë të keqe, sepse po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën. E përjashtoi deputetin sepse i tha se je shprehur në këtë mënyrë. Viktimë e tmerrshme e këtyre qëndrimeve, të bashkërend­uara me Edi Ramën, është ajo që themeluam në vitin 1990. Nuk ka pluralizëm kur një parti nuk respekton Statutin, kushtetutë­n e vet, nuk respekton forumet dhe për më tepër, shpall se takimet e hapura janë antiamerik­ane, se Kuvendi është antiamerik­an. Pikërisht për këtë, ish-kryetari nuk vjen te ju. Hajde këtu, thuaj të gjitha mendimet. Ju garantoj se pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Në pushtet nuk vijmë kurrë nëse nuk jemi forcë politike sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër, ne nuk jemi më forcë sovrane. Ne jemi opozitë fasadë. Duhet të heqim dorë nga ideja se ky ka humbur, por nuk kemi më të mirë. Ky rri, por derën e fitores nuk e çel më”, tha Berisha.

 ?? ?? Berisha, dje me demokratët në Korçë
Berisha, dje me demokratët në Korçë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania