Panorama (Albania)

Gjykata vendos ekstradimi­n e shtetases amerikano-kanadeze

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje për ekstradimi­n e amerikano-kanadezes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti për mashtrim. Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga kërkoi ekstradimi­n e drejtpërdr­ejtë. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritete­t amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke u kërkuar vlera monetare me pretendimi­n se do të ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë. Në dosjen hetimore kundër gruas thuhet se skema e mashtrimit përgjithës­isht fillonte me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë, të cilëve anëtarët e organizatë­s iu prezantohe­shin si të afërm. Të moshuarve iu kërkoheshi­n para me pretendimi­n se nipi ose mbesa e tyre ishte në një rrezik të madh ose ishte përfshirë në një aksident dhe duhej të paguanin dëmet e aksidentit. Organizata ku bënte pjesë Harris ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguronte paratë, organizata i pastronte ato, përmes llogarive bankare, përfshirë edhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomone­dha.

Hetuesit federalë zbuluan se Harris kishte hapur llogari bankare që i përdorte për të pastruar paratë e marra nga viktimat e mashtrimit, duke i transferua­r në kompani fantazma. Në shkurt 2020 Harris mori 29 mijë dollarë nga një kompani e regjistrua­r në emër të një të dënuari. Fondet u gjurmuan dhe janë të një 73-vjeçareje që ra pre e mashtrimit në Kaliforni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania