Panorama (Albania)

Kokainë nga Ekuadori, kompania e bananeve nën sekuestro

SPAK heton pronarin për “Trafik” dhe “Grup të strukturua­r kriminal”

-

Pas sekuestrim­it të sasisë së gjashtë të kokainës në kontejnerë­t me banane që vinin nga Ekuadori për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit” me bazë në zonën e Kombinatit në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive për kompaninë. Ndërsa ende nuk është zbuluar se kush e organizoi trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Durrësit dhe se kush e priste atë, Prokuroria Speciale ka kërkuar vënien nën sekuestro të kompanisë. Me anë të një njoftimi, SPAK bën me dije se është duke kryer hetime në kuadër të veprave penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m të veçantë të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal” dhe se kompania në fjalë si person juridik është e dyshuar për këto vepra penale.

NGARKESAT Një sasi prej 10 kg kokainë u sekuestrua më 12 tetor, e gjashta sasi që sekuestroh­et në kontejnerë­t që ankorohen në portin e Durrësit për llogari të kompanisë së bananeve me pronar Eduart Dautin, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Ngarkesa e radhës u kap në kuadër të operacioni­t “Rada”, i cili ka nisur më 13 korrik të këtij viti kur u sekuestrua sasia prej 11 kg kokainë. Operacioni vazhdoi edhe më 23 korrik, kur u zbulua ngarkesa tjetër prej 6.5 kg, gjithashtu e fshehur brenda kontejnerë­ve. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën edhe kokainë janë sekuestrua­r nga policia në kuadër të operacioni­t “Rada”, i nisur më 13 korrik. DEA amerikane sinjalizoi autoritete­t shqiptare për sasinë e konsiderue­shme të kokainës që ishte nisur nga Ekuadori 7.25 kg kokainë po në vijim të operacioni­t “Rada”. Kompania “Alba Exotic Fruit” rezulton e përmendur edhe më parë në”historinë” me trafik droge, kur në vitin 2019 në kontejnerë­t e kësaj kompanie në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritete­t.

 ?? ?? Kokaina e sekuestrua­r në portin e Durrësit
Kokaina e sekuestrua­r në portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania