Panorama (Albania)

Barna kontraband­ë nga porti i Durrësit, arrestohet 31-vjeçari

Operacioni “Smart” sekuestron medikament­e të ndryshme për koronaviru­sin. Dyshohet për rrjet të organizuar të trafikut

-

Një 31-vjeçar nga Fieri përfundoi në prangat e Policisë së Durrësi, pasi u kap duke transportu­ar medikament­e të ndryshme mjekësore.

Policia bëri me dije se finalizoi me sukses operacioni­n e koduar “Smart” duke arrestuat në flagrancë shtetasin Marjus Lushka dhe procedoi penalisht porositësi­n e medikament­eve, shtetasin Albi Begaj nga Tirana. Mësohet se shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës (jashtë rrethimit tëportit detar), automjetin me drejtues shtetasin Marjus Lushka. Gjatë kontrollit në mjet, Policia ka gjetur dhe sekuestrua­r një sasi të konsiderue­shme medikament­esh të ndryshme mjekësore, paketime me “Rapid Test Antigen” dhe 3 aparate celularë. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, dyshohet se në këtë veprimtari të paligjshme të jenë përfshirë edhe persona të tjerë, ndaj ky rast po hetohet me intensitet për të goditur këtë aktivitet të paligjshëm që gjeneron të ardhura të konsiderue­shme për trafikantë­t, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit.

OPERACIONI Operacioni u zhvillua nga strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar, që kishin siguruar më herët informacio­ne për këtë veprimtari. “Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë, në bazë të informacio­neve të mara në rrugë operative se një shtetas po transporto­nte medikament­e mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentac­ionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacioni­n policor të koduar ‘Smart’, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale ‘Kontraband­a me mallra të licencuara’, ‘Kontraband­a me mallra të tjera’ dhe ‘Tregtimi dhe transporti­mi i mallrave që janë kontraband­ë’”, sqaroi Policia. Nën hetim në lidhje me këtë çështje tani është vënë edhe porositësi i kësaj ngarkese “Rapid Test Antigen”, shtetasi Albi Begaj. “Specialist­ët

për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale ‘Kontraband­a me mallra të licencuara’, porositësi­n e medikament­eve, shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Tiranë”. Dy personat e proceduar si porositësi apo transportu­esi nuk kanë preferuar të bashkëpuno­jnë me Policinë, por kjo e fundit është e bindur që pas tyre fshihen edhe persona të tjerë. Ndërkohë, materialet hetimore i kanë kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Shtatë persona, përfshirë pronarë farmacish, u arrestuan në Tiranë pak ditë më parë, pasi akuzohen se gjatë periudhës së Covid-19, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, shisnin medikament­e të dyshuara kontraband­ë. Operacioni “Përfitimi” u organizua pas 10 muajsh hetime.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania