Panorama (Albania)

Manastirli­u: 80 pika vaksinimi në Tiranë

- TIRANE

Për të marrë pjesë në leksione, studentët duhet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Në të kundërt, pra nëse nuk pranojnë që të vaksinohen, atëherë do të jenë të detyruar që të kryejnë tampon një herë në javë. Përmes një konference për mediat, tri ditë para nisjes së vitit akademik, rektori i Universite­tit të Tiranës, Artan Hoxha, tha se në auditorë do të lejohen edhe ata studentë që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësin­ë e kryerjes së vaksinës. “Do të lejohen në auditorë të gjithë ata studentë që paraqesin një certifikat­ë vaksinimi, që janë me test PCR negativ, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësin­ë e kryerjes së vaksinës. Universite­ti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve të vaksinuar, mbi 50%, nga 60% që i janë përgjigjur pyetësorit. Më të vaksinuar janë studentët që sapo nisin vitin e parë Bachelor”.

MËSIMI ONLINE Në lidhje me mësimin online, rektori Hoxha tha se qëllimi është që universite­tet t’i rikthehen normalitet­it, megjithatë çdo vendim do të jetë në varësi të situatës. “Çdo cikël studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë do të nisë më 10 nëntor. Universite­ti i Tiranës është ai që ka numrin më të madh të studentëve. Ne jemi në procesin e ndërgjegjë­simit të nevojës për vaksinim dhe për të vazhduar mësimin në kushtet normale. Mësimi online është përmirësua­r, por ne kemi studentë që

Në kuadër të aksionit kombëtar të vaksinimit anti-COVID “derë më derë” për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë zhvilluar një takim me drejtues të njësive administra­tive. Teksa bëri me dije se në Tiranë janë 80 pika vaksinimi ndaj COVID-19, Manastirli­u ka vënë theksin te puna e strukturav­e vendore për të rritur mbulesën vaksinale te të rinjtë përpara fillimit të sezonit të ri akademik. “Nuk ka nevojë të kesh asnjë prenotim dhe rezervim për t’u vaksinuar. Mjafton karta e identiteti­t. Një proces fare i lehtë në qendër, në stadium, në qendrat shëndetëso­re. Janë 80 pika vaksinimi në Tiranë. Janë në qendrat shëndetëso­re, ambulancat dhe dy pikat kryesore, ku aksesi është shumë i shpejtë”, tha ministrja. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,822,603 doza të vaksinës ndaj COVID-19, nga të cilët 849,571 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat. pas 2 vitesh nuk e njohin universite­tin nga pikëpamja fizike, nuk kanë kontakte. E dyta, ata që i kemi në master, një dhe dyvjeçar, na përfundon një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin. Mësimi në auditor nuk zëvendësoh­et. Për sa i përket alternativ­ës, ju duhet të dini se ka dy urdhra, i pari që mund të alternohet mësimi online.

Kurse po kjo pikë e heq platformën si mundësi dhe thotë që studentët duhet të paraqesin certifikat­ën apo kartën e vaksinimit. Do ta shikojmë procesin dhe do të marrim vendime në të mirë të mbarëvajtj­es dhe të shëndetit të tyre, por edhe të moslejimit që studentët të humbasin zhvillimin e programit të vitit akademik. Kjo do të vendoset pasi të shikojmë situatën me të cilën do të përballem.

RISITË Rektori u ndal më tej edhe te risitë e këtij viti akademik. “Data e fillimit të vitit akademik ishte data 11, por me kërkesë të Konferencë­s së Rektorëve, iu kërkua Ministrisë së Arsimit që të shtyhet data e fillimit akademik, që edhe institucio­net e arsimit të lartë të bëheshin gati, por edhe studentët të kishin kohë të akomodohes­hin. Ajo që kemi vendosur sot është që ky vit akademik, një pjesë e mirë e programeve tona, për një pjesë të studentëve do të zhvillohet në gjuhë të huaj dhe ajo do të jetë anglisht. Paralel me këtë, po identifiko­jmë institucio­net e arsimit të lartë. Një pjesë e programeve tona të bëhen si programe të përbashkët­a. Në këtë pikëpamje, ajo që ne po kërkojmë është që universite­tet tona, deri tani të mbyllura, në kushtet ku Shqipëria është drejt integrimit në BE, të jenë të hapura, jo vetëm për studentët tanë, por edhe ata të huaj”, u shpreh rektori.

Humbjet e jetës si pasojë e koronaviru­sit kanë njohur sërish rritje. Të premten janë raportuar 10 viktima, ndërsa në spitalet Covid vijon të jetë i lartë numri i pacientëve në terapi intensive. Mjekët bëjnë me dije se pjesa dërrmuese e pacientëve të shtruar janë të pavaksinua­r. “Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Ndërsa lidhur me rastet e reja, në 24 orët e kaluara janë regjistrua­r 441 raste të reja. “Janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnjë, 12 në Berat, 11 në Kamzë, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastë­r, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastë­r, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi të Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd. Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania