Panorama (Albania)

Hermes Nikaj flet pas daljes nga arresti i shtëpisë: Së shpejti do më shihni në një emision mëngjesi

-

Moderatori i njohur i formateve të mëngjesit, Hermes Nikaj, tashmë është rikthyer në top formë, me pamjen e tij të kuruar e veshjet luksoze, sikur asgjë të mos kishte ndodhur me jetën e tij. 26vjeçari po e shijon lirinë pas daljes nga masa e arrestit të shtëpisë, pasi para pak kohësh Gjykata Penale e Tiranës vendosi heqjen e kësaj mase duke mbyllur historinë që nisi në fundvitin e 2019-ës. Kujtojmë që Hermes u ndalua në një dhomë hoteli me partnerin e tij nga Kurbini, që sipas mediave ishte një sipërmarrë­s i njohur në vend. Më tej u përfol edhe për një lidhje të mundshme midis tyre, që përfundoi në ndarje. Por Hermes tashmë i ka hedhur të gjitha pas krahëve dhe në fotot e fundit shfaqet mes luksit dhe duket i lumtur. Sipas burimeve, përfaqësue­si ligjor i Nikaj, avokati i njohur Perlat Kocillari, së fundi kërkon pafajësi për Hermes. Ai i është drejtuar Apelit pasi çështja u mbyll në Shkallë të parë. Nuk dihet kur do të shqyrtohet kërkesa per pafajësi, pasi gjykatat në vend janë në kolaps për shkak të vetingut duke u zhvilluar kështu seancat më emergjente e masat e sigurisë. Mbrojtësi ligjor i Hermes thotë se nuk ka prova dhe se klienti i tij s’ka lidhje me asgjë të paligjshme, ndaj kërkon pafajësi për gazetarin. Sakaq Hermes ka njoftuar edhe rikthimin e tij në ekran nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u shprehur se i kanë propozuar punë në televizion pasi u mungon televizion­eve një tip si ai, dhe se së shpejti do ta shohim në një emision mëngjesi. Ndërkohë që ndjekës të shumtë kanë komentuar se mezi e presin rikthimin me programet e mëngjesit, pasi shquhet për spontanite­tin dhe ngacmimet që u bënë qytetarëve para kameras. Prezantues­i më 11 korrik, festoi ditëlindje­n në arrest shtëpie. Gazetari që njihet si Zogu i Tiranës e si djali që s’njeh tabu, e humbi mundësinë për ta shijuar lirinë e plotë, megjithatë kjo s’e pengoi të realizonte disa foto të reja profesiona­le, ku shfaqej komplet i transformu­ar me look të ri, flokë të zgjatur dhe me gërsheta. Gazetari vështirë të njihej, teksa duket se gjatë izolimit në shtëpi kishte rritur mjekrën, duke marrë pamje më burrërore. “Panorama Plus” mundi të sigurojë fotot ekskluzive të Zogut në arrest shtëpie muaj më parë, ku shfaqej mes luksit, ku duket edhe një festë private me një djalë, i cili shihet te i servir pije. Kartmonedh­a euro, tortë gjigante, tullumbace, lule e dhurata të shumta e rrethonin Nikën në muajin e ditëlindje­s së tij. Gazetari dhe reporter i “Vox pop”-eve për disa emisione televizive, prej muajsh ndodhej i izoluar brenda katër mureve, me shpresën e mbylljes së çështjes pas arrestimit, me akuzën për shfrytëzim prostituci­oni, dhe nuk vonoi dhe e fitoi lirinë. Gjatë një interviste për “Panorama Plus”, ai është shprehur: Fotografia është pasioni im i hershëm dhe kanë mesazhe të ndryshme, që nga fakti se fillimet e mia kam qenë si model dhe imazh i preferuar për aparatin, e deri te fakti që njeriu duhet të ndihet i lirë për të bërë çfarë dëshiron, ashtu siç bëj unë.

Pyetjes nëse ka mbajtur ditar gjatë kësaj periudhe në arrest dhe çfarë do kujtojë me dhimbje apo nostalgji nga kjo periudhë e jetës, ai i përgjigjet: “Ditar nuk kam mbajtur, se nuk na lë telefoni. Ama, kam një memorie të fortë dhe mbaj mend gjithçka. Ajo çfarë unë kujtoj me keqardhje, është përlyerja e imazhit tim në situata të pavërteta. Më vjen keq për trillimin e bërë për të shkatërrua­r imazhin e karrierën time”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania