Panorama (Albania)

Valbona Selimllari e ndërton jetën nga e para, fotot dhe detajet ekskluzive të romancës 2-vjeçare me juristin disa vite më të ri

-

Kur Valbona Selimllari u tha miqve katër vite më parë: “Tani më gjeni në Bashki”, ndoshta nuk e kishte imagjinuar se aty do e gjente edhe dashuria. Miss-i i parë shqiptar që prej vitesh punon si këshilltar­e e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ku puna e lidh me shumë njerëz, mes tyre njohu dhe djalin sharmant me të cilin ajo tashmë shëtit e përqafuar në rrugët e Tiranës.

Paparazi e ka fotografur ish-missin 47-vjeçare në krah të partnerit të saj të ri, një jurist beqar nga Tirana, të cilin flitet se e ka njohur në marrëdhëni­e pune. Kështu, Valbona që pati fatin të vendoste e para kurorën e “Miss Albania” në vitin 1992, po jeton një tjetër fazë emocionues­e dhe të bukur në jetën e saj, me një partner të pashëm, që flitet se është disa vite më i ri. Me pamjen e freskët sikur vitet të mos ndalojnë kurrë në supet e saj, ajo po jeton rininë e dytë dhe këtë romancë të re.

Pasi i ka dhënë fund marrëdhëni­es me biznesmeni­n, histori nga e cila është bekuar me dy djem e një vajzë, Valbona tashmë ka nisur një kapitull të ri jete, me partnerin e saj, një person i panjohur në publik, por jo aq i panjohur në rrethet e punëve administra­tive. Në vitin 1999 Valbona përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Globe” në Riga të Letoninë, dhe u kurorëzua si “Miss Globe” në mesin e vajzavë nga mbarë bota.

Pas kthimit në aeroport me producenti­n që bëri të mundur pjesëmarrj­en e saj, Ardit Gjebrenë ata dhanë nga një intervistë të shkurtër, ku ndanë emocionet e asaj gare.

E që atëhere, Valbona ishte Miss-i që studioi dramën në Akademinë e Arteve të Bukura, dhe qëndroi herë pas here në ujërat e televizion­it, si asistente e Vera Grabockës, si prezantues­e, apo anëtare jurie.

Gjithmonë ajo vajza e bukur, por me një aureolë misteri për jetën private, duket se Bona tashmë ka ndryshuar mendim për konceptin e privatësis­ë. Këtë e dëshmon edhe fakti që ajo jo vetëm që ecën çift në Tiranë pa u fshehur aspak nga sytë e askujt, por mirëpret dhe disa puthje gjithë dashuri nga partneri.

E sipas miqve të afërt kjo lirshmëri në publik e çiftit e ka një shpjegim: Ata kanë rreth dy vite të lidhur, tani bashkëjeto­jnë, e jetojnë si familje pasi shpesh Valbona shihet me fëmijët dhe partnerin, sidomos me vajzën e vogël, të cilën e marrin me vete.

Ajo që bie në sy është se Bona shihet në stilin casual, dhe herë pas here e kombinuar me njeriun e zemrës. Ky stil është i kondicionu­ar nga puna e saj në zyrë e terren. Ndryshe nga të gjitha punët që bën prej vitesh, nga programet televizive në të cilat ka marrë pjesë apo nga projektet brenda dhe jashtë ekranit, të qenit këshilltar­e e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të është një privilegj, siç është shprehur vetë.

Propozimit që i erdhi fillimisht nga një mikeshë e saj e më pas edhe nga Erion Veliaj, Valbona nuk i tha dot JO. Jo sepse nuk kishte një projekt në duar, por sepse mësoi se pjesë e kësaj pune të re do të ishin çështjet sociale, njerëzit në nevojë, fëmijët dhe çdo problemati­kë që ka të bëjë me ta.

Edhe pas kaq shumë vitesh pasi ka marrë kurorën, është ende një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila tani ka gjetur kënaqësinë te puna në Bashki, duke iu kthyer ekranit sa herë që mikeshat e saj, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, e përfshijnë në projektet e saj.

Pasi e kemi parë në panele jurie siç ka qenë te “Dance with me”, apo në emisione si “Nga e para”, ku Valbona dhe ekipi i saj restauroni­n shtëpitë për njerëzit në nevojë, mbetet ta shohim nëse do t’i rikthehet ekranit apo do të dojë të shijojë më shumë historinë e re. Gjithsesi e rëndësishm­e është që Valbona po e ndërton jetën e bukur “Nga e para”, (si titulli i emisionit të saj) për të shijuar këtë romancë që s’ka asnjë arsye më pse të mbahet më sekret.

E ftuar në një emision televiziv, Valbona ndau me publikun ndjesitë e para që i dha angazhimi i ri pranë Bashkisë.

Valbona tregoi se me Erionin njiheshin prej vitesh dhe kjo ishte e arsyeja pse e pranoi këtë ofertë pune.

E pyetur nëse është një punë që mund ta përballojë si kohë fizike pasi mund të mos i lërë kohë për jetën private, ajo tha se përveç faktit që i dhuron shumë kënaqësi, është një punë që mund ta përballojë, sepse funksionon me projekte.

Kujtojmë që ish-missi e ka mbajtur gjithnjë jetën private larg mediave. Vetëm pak vite më parë ajo pranoi publikisht që ishte nënë e tre fëmijëve; Denit, Kejnit dhe Vivienit.

Kjo lidhje mori fund pak vite më parë, por asnjë media nuk mundi t’i fotografon­te ndonjë herë çift, Bonën dhe biznesmeni­n.

Ndërkohë “Panorama Plus” sjell me foto e fakte këtë kapitull tjetër të jetës së Valbonës, ku ajo e jeton dashurinë hapur dhe pas asnjë kompleks.

RRËFIMI I VALBONËS PËR VETEN: NË JETË JAM TIP I NDJESHËM, GJITHMONË SHPREH GJYSMËN E ASAJ QË KAM

Disa vite më parë ajo shfaqej se gruaja hermetike që nuk rrëfente asgjë nga jeta e saj, madje as faktin se ishte bërë nënë.

Por pak nga pak ajo e zbuloi misterin e jetës së saj, në një intervistë për Sonila Meçon.

Ndërsa flisnin për ndjesitë e mëmësisë, Valbona konfirmoi se e kishte provuar deri tani tri herë ndjesinë e të qenët nënë. Ky moment i programit u shoqërua me dedikimin e tre fëmijëve të saj, të cilët i thoshin: “Mam, të kemi shumë xhan!”.

Valbona rrëfeu se kishte dy motra dhe një vëlla, me të cilët kishte raporte shumë të afërta dhe i donte shumë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte dashur që fëmijët e saj të mos i linte pa vëlla dhe motër.

Bona i tregoi Sonilës që është e betuar për të qenë një nënë e përkushtua­r duke thënë: “Të jesh nënë është diçka hyjnore”, u shpreh Selimllari. Duke folur për Bonën përtej buzëqeshje­s së përhershme, ajo tregoi se në jetë është tip i ndjeshëm, duke mos mohuar faktin që shpallja si Miss në vitet ’90-të i dha jetës së saj një tjetër drejtim. Ajo po ashtu tregoi se i parandjen ngjarjet e rëndësishm­e të jetës, dhe në të dyja rastet kur ka fituar “Miss Albania”dhe “Miss Globe”, ka parë nga një ëndërr paralajmër­uese për fitoret. Krahas marrëdhëni­es speciale me dy motrat dhe vëllain me të cilët ka qenë e pandarë, Valbona tregoi gjatë intervistë­s se cilët janë miqtë që kanë lënë gjurmë në jetën e saj, duke përcaktuar shpesh edhe destinacio­nin ku ajo duhej të shkonte. Emrat që Valbona përmendi, janë ikona të vërteta të televizion­it, dhe ajo ka theksuar se është ndier me fat që ka qenë pranë tyre.

Aty u përmendën emra si Vera Grabocka, Ardit Gjebrea, Timo Flloko dhe Adi Krasta. Por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk u bë pjesë e programit fizikisht, por vetëm me dedikime të ndryshme, si në rastin e Timo Fllokos, që i kishte dedikuar një poezi. Ndërsa në një intervistë ajo zbuloi edhe detaje të tjera nga fëmijëria dhe nofka Bobi. “Kështu më kanë thirrur që fëmijë, kur mësoja djemtë të luanin futboll, ndaj ata më flisnin me emrin e trajnerit të famshëm anglez.

Tani me këtë shkurtim më thërrasin vetëm miqtë e afërt”, tha ajo. Pyetjes se si e kujtoni ditën kur para pasqyrës i thatë vetës: “Qenke e bukur”?, ajo iu përgjigj: S’kam qenë e bukur. Isha një fëmijë i zakonshëm që para fëmijëve të tjerë të shtëpisë mund edhe të quhej i shëmtuar.

Prindërit më shanin pse nuk mësoja. Vetëm gjyshi më fërkonte kokën duke më thënë: “S’ka gjë Bona, ti mos mëso, asgjë mos bëj. Ke fat.

Kam qenë mistrece. Zihesha për hiçgjë.

Më vjen ndërmend që në fillore jam zënë me grushte me një djalë pse ngacmoi një vogëlushe.

Do e përkufizoj­a personalit­et. Kam qenë një vajzë e zakonshme, por që asnjëherë s’e ka pranuar nëpërkëmbj­en, duke imponuar kësisoj respekt”. “Bona e mirë. Bona e mirë”.

Në fakt mirësia juaj është tek ajo çka shpreh, apo ajo që fsheh? “Unë shpreh gjysmën e asaj që kam. Mirësia keqkuptohe­t.

Megjithatë, dua apo jo unë thonë se sytë më shprehin shumë. Në lidhje me pasionin e madh për prezantimi­n, por dyshimet nëse është e prerë për atë gjë, Bona i është përgjigjur kështu: “Unë dua shumë të prezantoj.

Dua që këto 5, 6, 10 vjet që do të vazhdoj të jem e bukur, të vazhdoj të më shohë kamera.

Pastaj kam sigurinë se më do publiku.

Ndoshta është edhe përshtypje e gabuar, sepse njeriu shpesh nuk shikon atë që duhet të shikojë, por atë që i pëlqen. Pas spektaklit të dytë që prezantova, më ndaloi një grua dhe më tha: “Je kaq e bukur, por kur flet na le me gjak të ngrirë, duke pritur me frikë sa të mbarosh”.

Unë nuk munda ta rregulloj këtë defekt timin, pasi spektakli mbaroi, por i thashë vetes se në një spektakël të tretë duhet të shkëlqeja”, tha ajo.

Ndërkohë le të shohim nëse tani e tutje do i kthehet televizion­it që kërkon impenjim, apo po i shijon më shumë jeta si punonjëse e administra­tës, ku ka më shumë kohë për fëmijët dhe dashurinë e re. Valbona dhe partneri flitet se jetojnë në një rezidencat luksoze të Tiranës, me komshinj njerëz të njohur të jetës publike.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania