Panorama (Albania)

Astrofizik­ania e habitur nga planet e Ramës: Kërkon të gjithë buxhetin e shtetit

-

Astrofizik­ania Mizmoza Hafizi e quan fantashken­cë dhe absurd planin e Kryeminist­rit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë. Pedagogia pranë Departamen­tit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës prej vitit 1995 me titullin profesor, thotë se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet njerëzor për të administru­ar dy satelitë. “Nëse ne duam te investojmë me hov pa pasur njerëzit, mua me duket fantashken­cë”, tha Hafizi për “News 24”. Por, edhe nëse plani i Kryeminist­rit behet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga toka. Satelitët lëshohen nga kompani të specializu­ara që përdorin raketa të fuqishme e të kushtueshm­e që i dërgojnë satelitët në orbitë. Vetëm pak sekonda i takon Shqipërisë sonë të vogël të monitorohe­t nga satelitët. Astrofizik­ania jep kohën ekzakte në të cilën sateliti sipas llogaritje­ve te saj qëndron mbi Shqipëri gjatë rrotullimi­t të tokës. Ajo thotë se funksioni i satelitit nuk do këtë ndonjë dobi krahasuar me këtë kohë dhe kostot. Nëse Rama i dërgon satelitët statikë ne orbitë, Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremish­t të shtrenjtë. Por, a mund të behet Shqipëria vendi lider në rajon me dy satelitë në hapësirë? Pyetjes se perse shtetet e tjera nuk disponojnë satelitë i përgjigjet: “Po se janë të mençur. Nëse ne duam që harxhojmë gjithë buxhetin”.

PARALAJMËR­IMI Kryeminist­ri Edi Rama, teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetik­e u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmër­oi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sot, gjatë një deklarate për mediat, ka thënë se këto satelitë do t’i kemi shumë shpejtë duke treguar dhe se për çfarë do të shërbejnë. “Kini durim, qeshni se e qeshura ju bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, s’do ketë vetëm satelitë, por edhe dronë inteligjen­të për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administri­mit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet, monitorimi lidhur me informacio­nin që u duhet strukturav­e të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjev­e për të izoluar tërësisht trafikun e lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitorues­e të paimagjinu­eshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për t’i vënë vetes në dispozicio­n mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët”, tha Rama.

 ?? ?? Mimoza Hafizi
Mimoza Hafizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania