Panorama (Albania)

Kriza energjetik­e, PD kallëzon në SPAK drejtuesit OSHEE e KESH

Tabaku: “Blenë energjinë elektrike 10 milionë euro më shtrenjtë sesa tregu”. Alibeaj: “Grup i strukturua­r kriminal”

-

Partia Demokratik­e kallëzoi penalisht dje në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar drejtuesit e KESH-it, Ergys Verdho, atë të OSHEE-së, Ardian Çela, dhe administra­toren e Furnizuesi­t të Tregut të Lirë, Erina Rexhepi.

Dy nënkryetar­ët e PD-së, një me formim ekonomik dhe një me formim juridik, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltar­i ligjor Marash Logu depozituan në mesditë dje padinë, ndërsa në dalje Tabaku u akuzoi drejtuesit e KESH-it dhe të OSHEE-së se kanë blerë 10 milionë euro më shtrenjtë një sasi energjie sesa ishte në treg. “Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdho, zonjën Erina Rexhepi, të tre përgjegjës për krizën e korrupsion­it për krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre in- dividëve nëse sektorin en- ergjetik. Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 institucio­neve shiti energjinë me rreth 60 euro, ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u vendos në dispozicio­n në fakt nga media, i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderët është 10 milionë euro”, tha Tabaku. Më i rëndë është bi- lanci sipas nënkryetar­es së PD-së, nëse do të llogaritës­h edhe kursimi i mundshëm i parave nëse do ishin menax- huar me eficiencë kaskadat. “Ndërkohë, bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro. Unë e di që këto janë shifra të jashtëzako­nshme. Kur flet me qytetarët shifra miliona euro janë jashtëzako­nisht të larta, por këto janë asgjë krahasuar me ato që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rritjen që do të sjellë në muajt në vijim në zinxhirin e ekonomisë rritja që do t’i bëjë Kryeminist­ri Rama energjisë elektrike për bizneset e mesme dhe bizneset e mëdha”, vijoi Tabaku. SHKELJET LIGJORE Ndërkohë, nënkryetar­i

Enkelejd Alibeaj paralajmër­oi se pas kallëzimit të djeshëm do të ketë edhe të tjerë dhe u ndal te shkeljet ligjore që kanë kryer drejtuesit e enteve përkatëse. “Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduara­t edhe në rrugë korrespond­ence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimi­t të kallëzimit përveç mënyrës fizike. Është një kallëzim, i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha, i drejtohet tre drejtuesve të lartë administra­tivë, të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëv­e, korrupsion­in mesa duket, Adrian Çela, drejtori i “OSHEE Grup”, Ergys Verdho, administra­tor i korporatës energjetik­e shqiptare “KESH”, Erina Rexhepi, me detyrë administra­tor i furnizuesi­t të tregut të lirë. Sepse do të duhet që seriozitet­i i këtij aksioni politiko-juridik t’jua bëj me dije juve dhe të gjithë publikut. Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, moskallëzi­m krimi, të gjitha këto të kryera nën formën e grupit të strukturua­r kriminal”, tha Alibeaj

 ?? ?? Përfaqësue­sit e opozitës, dje pas padisë në SPAK
Përfaqësue­sit e opozitës, dje pas padisë në SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania