Panorama (Albania)

“Po më ndjekin”, Policia parandalon krimin

Një 45-vjeçar kërkoi ndihmë, ndalohet makina me 3 vetë

-

Policia e Shkodrës ka parandalua­r një ngjarje të mundshme kriminale duke vënë në pranga një person dhe proceduar penalisht 2 të tjerë. Mësohet se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija pasi shtetasi me inicialet A.T, 45 vjeç, ka kërkuar ndihmën e Policisë duke qenë se dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”. Policia ka bërë të mundur lokalizimi­n dhe bllokimin e automjetit të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezultuar se në këtë automjet qarkulloni­n tre shtetas. Gjatë operacioni­t janë sekuestuar dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli. Policia njoftoi dje zyrtarisht se shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesiona­le, bënë të mundur parandalim­in e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës. “Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip ‘Golf’”, tha Policia. Menjëherë pas njoftimit, strukturat hetimore dhe ato operaciona­le të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Policisë

Shkodër, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesiona­le bënë të mundur lokalizimi­n dhe bllokimin e automjetit të dyshuar. Makina u bllokua në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezultuar se në këtë automjet qarkulloni­n tre shtetas dhe në brendësi të saj Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë. Po në vijim të kontrollev­e, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpuni­m me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretish­t, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysmë automatike dhe 821 copë fishekë luftarak. Policia tha zyrtarisht se në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë, Z. V., banues në Lezhë dhe E. D., banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. “Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivis­ht punën për zbardhjen edhe dokumentim­in e plotë të këtij rasti”, tha Policia e Shtetit.

 ?? ?? Momenti i arrestimit të autorëve në Shkodër
Momenti i arrestimit të autorëve në Shkodër
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania