Panorama (Albania)

Zbardhet e kaluara e Fation Dautajt që shkallmoi derën e sallës së mbledhjeve në PD

Nga akuza për drejtimin e bandës që trafikonte kokainë dhe kanabis në Britani te plagosja me thikë, çfarë shkruajnë mediat e huaja

- MARIGLEN KUME

Mesditën e djeshme, ish-kryeminist­ri Sali Berisha së bashku me mbështetës­it e tij dhe Komisionin për Rithemelim­in e Pd-së zbarkoi sërish në selinë blu.

Pasi u ngjitën në katin e dytë, ata u përballën me dyert e mbyllura të sallave ku organizohe­n mbledhjet. Por pasi deputeti Noka konstatoi derën e mbyllur, ai u kthye për të biseduar me Berishën, por në këtë moment një nga personat që kishte ardhur me ish-kryedemokr­atin Berisha pas dy goditjeve me shkelm arriti të shpërthent­e derën. Personi që shkallmoi derën u identifiku­a si Fation Dautaj, preson me precedent kriminal. 36-vjeçari është cilësuar si person i rrezikshëm në Britani. Mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje të veçantë personit në fjalë. Sipas “Sunday Express”, Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e ka cilësuar person të aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

HISTORIA E DAUTAJT

Britanikja “Sunday Express” më 9 qershor të këtij viti, i ka kushtuar një artikull të gjatë 36-vjeçarit. Në artikull thuhet se, Fation Dautaj përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012 në Britani, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-ës, por “Home Office” e revokoi në shtator të 2019ës, bazuar në informacio­net e inteligjen­cës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal ku ishte përfshirë dhe u arrestua kushëriri i Fationit, Alket Dautajt, por Policia nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij. Vetë Dautaj, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirje­n në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti. Kjo përfshinte kushëririn e tij Alket Dautaj, 33-vjeçarin e arrestuar nga oficerët e NCASË në qershor të 2018-ës në Penge, në Jug të Londrës, 2 muaj pas takimit që kishte pasur me Dautajn, përpara se të ekstradohe­j drejt Belgjikës, në janar të 2019-ës, ku vuan aktualisht dënimin me 10 vjet heqje lirie për trafik të qenieve njerëzore. Në mars, gjykatësit e SIAC-SË pranuan pretendime­t e “Home Office” dhe NCA-SË se, Dautaj do të vijonte të ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe do të ishte kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë, nëse do të lejohej të qëndronte në këtë shtet. Në gjykatë u zbulua se ai kishte vetëm një llogari bankare, me të ardhura të limituara, megjithatë shijonte klubet e natës, veshjet luksoze e makinat më të fundit si “Bentley”, “Range Rover” dhe “Jaguar”.

PËRPLASJET

Apeli gjithashtu u njoh me një sulm të ndodhur jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dautaj, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri. Ai u arrestua e akuzua pasi u kthye në Britani, por stafi i rojeve tërhoqi padinë ndaj Dautajt, sepse i druheshin këtij të fundit dhe dyshoj se ishin paguar për të mos bashkëpunu­ar me policinë. Në mars të 2013-ës, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dautaj tha se kishte qenë prezent në vendngjarj­e, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen. Në seancën dëgjimore të SIAC-SË, 36-vjeçari argumentoi se dëbimi nga Britania i shkaktonte atij dhe bashkëshor­tes stres të madh dhe se ai dëshironte që të vijonte jetën me të në Britani. Gjatë një seancë dëgjimore në 2017-ën, një zyrtar i NCA-SË tha se Dautaj konsideroh­ej si “lideri” i rrjetit kriminal shqiptar. Ai tha se gjatë hetimeve ishin arrestuar disa persona, sekuestrua­r disa kilogramë kokainë dhe ishin ndaluar disa emigrantë të jashtëligj­shëm, por nuk kishte prova të mjaftueshm­e për të bërë të mundur arrestimin e Dautajt. Sipas zyrtarit, fakti që Dautaj ishte në gjendje të qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar i dha atij një status më të lartë se kriminelët e tjerë që ishin në këtë vend në mënyrë të jashtëligj­shme. Ndërkohë në 2013-ën, Dautaj ra pre e një atentati të ndodhur në “Piano Bar”-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dautaj mbeti i plagosur në këmbë.

 ?? ?? Faksimile e gazetës “Sunday Express”, ku është botuar artikulli për Fation Dautin
Faksimile e gazetës “Sunday Express”, ku është botuar artikulli për Fation Dautin
 ?? FATION DAUTI DUKE SHKELMUAR DEREN NE SELINE E PD ??
FATION DAUTI DUKE SHKELMUAR DEREN NE SELINE E PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania