Panorama (Albania)

Lista e pagave, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për 3 akuza

Zbulohet punonjësja e Tatimeve e lidhur me krijimin e dokumentit, u kryen rreth 640 veprime për gati 3 muaj. Kush është Mimoza Seraj

-

Një ditë pas skandalit të raportuar në media të publikimit të pagave të qytetarëve, Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje, duke regjistrua­r procedim penal.

Dy ditë më parë, organi i akuzës së kryeqyteti­t nisi verifikime­t me iniciative, por edhe nisur nga ankesat e disa qytetarëve, ndërsa dje u regjistrua procedimi për 3 vepra penale. “Panorama” mëson se Prokuroria ka dërguar 3 oficerë të grupin hetimor në institucio­net AKSHI-T, ISSHSË dhe në Drejtorinë e Tatimeve. Prokuroria po kryen hetime për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuteri­ke” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuteri­ke”. Burimet thanë se, nga të dhënat e deritanish­me, dyshohet të jenë kryer rreth 640 mijë veprime për afro 3 muaj, përmes dokumentit të listës së pagave.

PROKURORIA

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistrua­r kryesisht procedim penal nr.9427/2021 dhe po zhvillohen hetime, pasi dyshohet se janë konsumuar elementë të veprës penale të ‘Ndërhyrje në të dhënat kompjuteri­ke’, ‘Ndërhyrje në sistemet kompjuteri­ke’, si dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikua­r në nenin 293/b, 293/c dhe 248 të Kodit Penal. Në lidhje me këtë material hetimor ka dyshime të arsyeshme se mund të kemi dëmtime të rënda të hetimeve. Për sa më sipër, duke u mbështetur në nenin 191, pika 3 (Marrja e dokumentev­e, dokumentet që përbëjnë provë materiale duhet të merren cilido qoftë personi që i ka krijuar ose që i mban), të Kodit të Procedurës Penale, urdhëroj: Mbajtësin (administra­torin) ose kontrollue­si i të dhënave kompjuteri­ke të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacio­nit, të dorëzojë të dhënat kompjuteri­ke, të memorizojë në sistemin kompjuteri­k e konkretish­t të të gjitha logove që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat Janar 2021; Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet OPGJ L.A., S.M., si dhe S.N., të cilët do të përpilojnë procesverb­alin përkatës lidhur me këtë provë materiale dhe ta administro­jnë një kopje të tij në fashikulli­n e hetimit; Të njoftojë me këtë vendim personat e interesuar, të cilët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda afatit ligjor të marrjes dijeni”, thuhet në urdhrin e prokurorit.

HETIMET

Hetimet për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëv­e po vijojnë prej dy ditësh në Prokurorin­ë e Tiranës, ku është ngritur grupi hetimor, fillimisht për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacio­neve sekrete. Burimet thanë dje se është identifiku­ar një person, i punësuar në Drejtorinë e Tatimeve, që pritet të merret në pyetje. Nga analiza paraprake e dokumentit “Excel”, të shpërndarë në forma të ndryshme nëpërmjet aplikacion­eve, rezulton një “user” me emrin e Moza Seraj (Mimoza Seraj). Deri tani rezulton se zonja në fjalë është krijuesi i këtij “file”-i, por nuk mund të flitet ende, nëse është përgjegjës­e e drejtpërdr­ejtë e ndonjë prej veprave penale, për të cilat është regjistrua­r procedimi penal. Burimet thanë se nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se lista me mbi 630 mijë emra qytetarësh, është “vjedhur” në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Lista me emra, numrat e kartave ID, pagat, pozicionin e punës dhe të dhëna të tjera, është marrë me “Excel” nga persona që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna. Këta persona e kanë shpërndarë përmes “Whatsapp”-it e në këtë formë lista ka përfunduar në duart e qindra personave.

 ?? ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania