Panorama (Albania)

Skandali me pagat, Basha: Nuk mjafton ndjesa, Rama duhet të japë dorëheqjen

Kreu i PD: “Jemi përpara një tangjentop­oli që meriton një maksiproce­s. Databaza e fundit lidhet edhe me vjedhjen e incenerato­rëve”

- MARIGLEN KUME

Për kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dalja në pah e skandalit me databazën e pagave nuk është rastësore, por sipas tij, kemi të bëjmë me një tangjentop­ol.

Termi është përdorur në Itali sipas tij, kur gjysma e qeverisë ra në burg për shkak të përfshirje­s në mafien italiane. “Ky skandal lidhet me skandalin tjetër të madh, atë të vjedhjes me incenerato­rët dhe ajo që i bashkon këto dy skandale është ideatori, zbatuesi dhe përfituesi i të dyjave, që është Edi Rama. Shqiptarët nuk kanë më asnjë dyshim se koka e aferës së incenerato­rëve nuk është ai që sot ndodhet në qelitë e ‘313’-ës, nuk është Lefter Koka. Edhe SPAK-U me gjithë zvarritjet dhe përdorimet kohë pas kohe nga politika, nëse do të hetojë deri në fund dhe më seriozitet, do të çojë pas hekurave jo vetëm një ish-ministër, por së paku gjysmën e qeverisë aktuale përfshirë Kryeminist­rin. Jemi përpara një tangjentop­oli, që meriton një megaproces. Një megaproces që nis nga koka dhe jo nga bishti. Po e përsëris për të gjithë qytetarët, në veçanti për rininë shqiptare që ndoshta nuk i thotë gjë tangjentop­oli. Është një term kur gjysma e klasës politike ra në burg për shkak të përfshirje­s së tyre në afera korruptive me mafien në fillim të viteve ‘90. Jemi përpara së njëjtës skemë”, tha Basha.

DORËHEQJA

Ndjesa që kërkoi Kryeminist­ri dje, sipas kreut të Pdsë, nuk është e mjaftueshm­e. Sipas kreut të opozitës nuk kemi të bëjmë me një rrjedhje të dhënash të rastësishm­e, por bëhet fjalë për një skemë që përfshin edhe çështjen e incenerato­rëve. Ndaj sipas tij, Rama duhet të jepte dorëheqjen. “E mbani mend sesi u futën dhe vodhën serverin e tatimeve për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe subjekteve

private. Kush përfundoi në burg për këtë? Askush. E dini pse? Sepse ishte një skemë e orkestruar nga pushteti i atëhershëm. Ajo që kemi parë sot është vite drite larg asaj që duhet të ndodhte. Sot, Edi Rama duhet të dilte jo të kërkonte ndjesë, por të jepte dorëheqjen pastaj të kërkonte ndjesë. Në fakt, po përpiqet ta zvogëlojë këtë skandal që

ekspozon para keqbërësve të çdo lloji mbi 630 mijë bashkëqyte­tarë tanë dhe familjarët e tyre. Që cenon sigurinë familjare dhe personale dhe që ky pretendon që është çështje teknike, pra çështje bravash dixhitale. Nuk është çështje teknike, nuk është çështje e një punonjësej­e që paska pasion të ketë në USB pagat e 630 mijë

qytetarëve. Nuk ka shqiptar, nuk ka qytetar që të ketë pasione të tilla. Qenia njerëzore është një qenie komplekse dhe gjithsecil­i mund të ketë pasione të ndryshme, të hapura apo të fshehta. Por, pasion që të kesh në USB apo në hard disk të dhënat personale, rrogat, të ardhurat e 630 mijë qytetarëve ky nuk është pasion. Ky është

një akt kriminal. Kështu që dhe ndjesa e tij është sa për të kaluar radhën, sepse kjo nuk është një çështje teknike, është një çështje politike, është një çështje ligjore, është një çështje penale”, vijoi Basha. Ndërsa duke theksuar nevojën e një maksiproce­si,

Basha i bëri thirrje SPAK-UT dhe ndërkombët­arëve që të mbështesin drejtësinë pasi sipas informacio­neve të Pd-së po ushtrohet presion për të mos çuar deri në fund hetimet për incenerato­rin dhe skandalin e pagave.

 ?? ??
 ?? ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania