Panorama (Albania)

Tabaku: Përgjegjës­i për ruajtjen e të dhënave është Ilir Beqja

-

Nënkryetar­ja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, bëri përgjegjës­e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit për skandalin e publikimi të të dhënave personale. Gjatë një konference të jashtëzako­nshme për mediat, Tabaku u shpreh se përgjegjës­i për ruajtjen e të dhënave është ish-deputeti socialist, Ilir Beqja, pasi ai ka fituar 43.4 milionë euro tenderë për ruajtjen e të dhënave të AKSHI-T nga qeveria shqiptare. “Përgjegjës për sigurinë e të dhënave në të gjithë Republikën e Shqipërisë është AKSHI, sot e dimë se burimi i të dhënave që kanë dalë është pikërisht AKSHI. Këtu unë kam nxjerrë disa tenderë pikërisht për sigurinë e të dhënave. Në periudhën 20142021, qeveria shqiptare ka shpenzuar 43.4 milionë euro për sigurinë e të dhënave të AKSHI-T dhe e dini cili është personi përgjegjës për ruajtjen e të dhënave, është Ilir Beqja, që ju hoq dhe mandati se ka marrë këto tenderë”, tha Tabaku. Deputetja e Pd-së u ndal dhe te afera e incenerato­rëve ku tha se: “Incenerato­ri i Fierit ka 28 të punësuar, ndërkohë që nuk është i hapur. Incenerato­ri ka 168 të punësuar ndërkohë që është vetëm një ‘landfill’ dhe këtu po flasim për paga 7 mijë dhe 10 mijë euro. Të afërm të gjithë të tre pronarëve Klodian Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallia, ku dhe vetë ata marrin paga. Incenerato­ri i Elbasanit ka 55 persona të punësuar me paga jashtëzako­nisht të larta. Të dhënat që i vijnë Komisionit Hetimor, informacio­net që ne kemi mbledhur deri më sot për ekzistencë­n e 40 kompanive fiktive, nuk do na ndalojnë ne për të gjetur ku kanë shkuar 430 milionë euro”.

 ?? ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania