Panorama (Albania)

Skandali me pagat, Rama: I gatshëm të shkoj në Prokurori

“Këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilit­et në vend”

-

Kryeminist­ri Rama u kërkoi ndjesë dje qytetarëve për shqetësime­t e krijuara nga databaza e pagave të tyre, ndërsa u shpreh i gatshëm të shkojë në Prokurori.

Gjatë një konference për mediat, Rama kishte dje edhe drejtoresh­ën e AKSHI-IT për të sqaruar publikun se cili ka qenë burimi i rrjedhjes së këtij informacio­ni. “Në radhë të parë, dua t’u kërkojë një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe ndërkohë, dua ta nënvizoj që në fillim se kjo është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. Ajo është një miks i një grabitje të një pjese të të dhënave dhe i një manipulimi të tyre, nuk është databaza jonë. Unë me daljen e kësaj e kam një opinion të qartë. Në qoftë se Prokuroria do të dëgjojë opinionin tim, unë jam gati tua them. Nuk e them publikisht, se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se për çfarë mund t’iu duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhi­stëve”, tha Rama. Sipas Kryeminist­rit, qeveria do të bëjë publike masat e reja për të ruajtur bazën e të dhënave. “Do të dëshiroja të flisja për një vendim shumë të rëndësishë­m që kemi marrë lidhur me një nismë të re të qeverisë për të rritur dhe çuar në një nivel tjetër ndërveprim­in me qytetarët, por sot duke pasur parasysh edhe ngjarjen e daljes në kanalet e komunikimi­t ‘Whatsapp’ të të dhënave mbi pagat, e kam shumë të qartë që nisma do të humbte në vëmendjen tuaj dhe ndërkohë, me plot të drejtë opinioni publik do të dijë qëndrimin tim dhe të qeverisë lidhur me këtë çështje sensitive. Prandaj nesër me gjasë do të bëjmë një komunikim për nismën”, u shpreh Kryeminist­ri Rama.

DESTABILIZ­IMI

Për kreun e qeverisë, pas patronazhi­stëve, edhe rrjedhja e të dhënave me pagat e shtetasve ka qëllime destabiliz­uese për vendin. “Uroj, shpresoj dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatue­se, Prokuroris­ë që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitete­t e tyre. Dhe nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështr­imin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilit­et në një përpjekje që s’është e para. Dhe duke pasur parasysh, edhe deklaratat e bëra nga Foltoret e Kuvendeve të antikuvend­eve, mund të mos jetë e fundit”, nënvizoi Rama. Prandaj, shtoi kreu i qeverisë,

“thirrja ime për Prokurorin­ë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen, jo vetëm të gjithë, pa përjashtim, inspektorë­t e tatimeve, të cilët kanë akses në sistemin e pagave, për arsye të punës. Ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky

sistem, në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga Foltoret e Kuvendeve të antikuvend­eve paralajmër­ojnë zymtira të tjera”. Rama tha se, “dëshiroj të sqaroj se këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje, e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhje­n e saj, por që

nga analiza paraprake, ngjan shumë më tepër si një ndërhyrje nga inflitrimi i brendshëm dhe jo nga inflitrimi i jashtëm, në formën e një sulmi kibernetik. Gjë që ndodh edhe kjo”. “Nuk jemi, as të parët, as të fundit, nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore. Pra, le të themi,

viteve 2019-2020-2021. Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta edhe të mbrojtjes kiberentik­e, që nga SHBA-JA, Rusia, nga Britania e Madhe në Kanada, e me radhë, e me radhë. Dhe kjo është një sfidë e re e kohës”, tha Rama.

 ?? ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania