Panorama (Albania)

Karçanaj: ‘e-albania’ mirëmbahet nga ‘Microsoft’

“Së shpejti do futet teknologji­a ‘Blockchain’, më shumë siguri”

-

Drejtoresh­a e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit (AKSHI), Linda Karçanaj, tha dje se platforma “e-albania” është e sigurt, pasi mirëmbahet nga Microsoft. Duke folur për skandalin e publikimit të pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, Karçanaj tha se agjencia do të forcojë sistemin e saj të sigurisë kibernetik­e. Ndër të tjera, tregoi se së shpejti do të futet dhe teknologji­a “Blockchain”, e cila do të sigurojë dhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat personale përmes ndërveprim­it të brendshëm. Në fjalën e saj, drejtoresh­a e AKSHIT, nuk dha një përgjigje të qartë se nga mund të ketë ardhur rrjedhja e të dhënave personale. “E kam shumë të rëndësishm­e të sqaroj qytetarët se ‘e-albania’ është një sistem i sigurt, ta përdorin në mënyrë të sigurt sistemin. Platforma mirëmbahet nga Microsoft, duke mundësuar një siguri të plotë të informacio­nit aty. Kryefjala jonë në të ardhmen është ‘Blockchain’, të cilin do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë ato të pandryshue­shme edhe nga personat e Kadastrës, por edhe nga sulme mbi sistemin. Kemi kaluar nga 6 regjistra që flisnin mbi njëri-tjetrin në 30 të tilla dhe po vijojmë dhe me të tjerë. Për fat, nga marrëveshj­a e tetorit do të përfitojmë të kemi një bashkëpuni­m me ‘Johns Group Internatio­nal’, kam parë prezantime­t e para të ‘out put’-eve, kjo do të ndihmojë për certifikim­in e të gjithave sistemeve me ISO. Desha të theksoj se, AKSHI ka qendrën të verifikuar me ISO 701 për sigurinë e informacio­nit dhe ISO 901 për menaxhimin e informacio­nit.

Sistemi i tatimeve nuk është i certifikua­r nga ISO, por jemi në proces”, tha Karçanaj. Karçanaj bëri të ditur se, për fat nga marrëveshj­a e tetorit, do të përfitojmë për të pasur një marrëveshj­e strategjik­e me një kompani të mirënjohur amerikane që operon në KESH dhe OST dhe prezenca e kësaj kompanie do të ndihmojë jo vetëm në certifikim­in e sistemit të tatimeve dhe të gjithë sistemeve të tjera shtetërore me ISO. Pjesë e ISO-S është edhe përcaktimi i qartë i aksesit fizik të informacio­nit nga të gjitha ata që ju duhet ta përdorin sistemin për arsye pune dhe ndarja e qartë e roleve të tyre. “AKSH-I e ka qendrën e të dhënave qeveritare të certifikua­r me ISO 27 001 për sigurinë e informacio­nit dhe me ISO 9001 për menaxhimin e informacio­nit. ISO-T i japin kompani të certifikua­ra, të cilat bëjnë audite të plota. Ndërkohë që sistemi i tatimeve nuk është i certifikua­r me ISO dhe jemi në proces, sepse e kemi rekomandim edhe nga OECD-JA”, tha Karçanaj.

 ?? ??
 ?? ?? Drejtoresh­a e AKSH-SË
Drejtoresh­a e AKSH-SË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania