Panorama (Albania)

Basha zëvendëson sekretarët e “Foltores”, nga Sakja te Hoxha, kush janë të besuarit e rinj

Zbardhet debati në Këshillin e PD, Salianji kërkon votime dhe garë për sekretarët e rinj. Gjana: Të mos veprojmë me dy standarde

- MARIGLEN KUME

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratik­e zëvendësoi dje 11 ish-funksionar­ët e Partisë Demokratik­e që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Pas vendimit të mbledhjes së dy javëve më parë, ku Këshilli i Pd-së u mblodh për të shkarkuar funksionar­ët që shkuan në Kuvendin e Berishës, dje 260 anëtarë të këshillit, nga 479 që janë në total, miratuan me votim të hapur propozimet e kryedemokr­atit Basha për funksionar­ët e rinj. Kështu, Arta Sakja do të jetë kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të Pdsë. Ajo zëvendësoi Edi Palokën. Ndërkohë, Indrit Sefa zëvendëson Ivi Kason, i cili pak muaj më parë u zgjodh sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore. Sakaq, Roland Bejko do të jetë sekretar për politikën vendore. Ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku do të zë vendin e Belind Këlliçit si sekretar për diasporën. Megjithatë, mbledhja e djeshme nuk kaloi pa debate. Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai i cili kërkoi që PD, e cila vinte pas mbledhjes së 18 dhjetorit ku theksoi shkëputjen nga berishizmi, nuk duhet të zgjidhte sekretarët e rinj pa kandidatë rivalë. Por Jemin Gjana, ndonëse e mbështeti në ide, shtoi se këtë herë kjo skemë s’mund të funksionoj­ë, sepse prishet standardi për sekretarët që janë aktualisht. Ndërkohë. kryedmeokr­ati Basha u shpreh i hapur për të marrë kandidatur­a nëse do të kishte nga anëtarët e këshillit. Por ai shtoi se nëse nuk ka njeri propozime, atëherë sipas tij, është më e ndershme që të mos vendosen kandidatë fiktivë.

DEBATI Ervin Salianji: Për procedurë. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor. U pa qartë që “foltorja” nuk arriti qëllimin për të deligjitim­uar asnjë institucio­n të Pd-së. Po ashtu, herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. Por këto rrethana, edhe pritshmëri­a e demokratev­e dhe shqiptarev­e tashmë nga ne është shume më e madhe. Kështu, disa problemati­ka të ngritura janë shqetësime për demokratët, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor zgjodhi të ardhmen, duke u ndarë nga çdo praktikë e keqe e së shkuarës në radhe të parë. Personalis­ht kam bërë dhe do të bëj betejë për demokratët, e mendoj që gara është themeli se si mund të përmirësoh­et shtëpia jonë, Pd-ja. Duke qenë se jam i zgjedhur vetë anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj që të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativ­a të tjera për pozicionet.

Basha: Propozime të tjera ka?

Roland Bejko: Unë jam dakord që të kemi votim dhe të kenë kandidatur­a alternativ­e, sepse do të kishin më shumë legjitimit­et.

Spiro Cura: Jam dakord ose që të paktën kandidatur­at e propozuara të dalin dhe të mbajnë një fjalë para se të zgjidhen.

Lulzim Basha: Diskutim tjetër kundër…

Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupë që ka qenë dhe herën e kaluar. Jam dakord me propozimin e Salianjit dhe Bejkos që të paktën nga hera tjetër të procedojmë në këtë mënyrë, por sot kjo trupë duhet të votojë siç ka votuar herën e kaluar dhe të themi të vërtetën, që në këtë parti kështu janë zgjedhur përherë, të mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu.

Gazment Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nëse ka propozime alternativ­e te mblidhen nga firmat e 1/4 te anetareve të Kuvendit

Lulzim Basha: Na ka ndodhur që dihej se kush ishte propozimi, por ne i kemi vendosur një kandidat fiktiv. Nëse nuk ka propozime të tjera, mendoj se është më e ndershme që të procedojmë kështu.

Behar Haxhia: Se mos na dalin edhe këta si ata të parët që ikën andej. Keni garanci ju, z. kryetar, se nuk do të ndodh e njëjta gjë?

Lulzim Basha: Nuk kam garanci tek asnjëri nga ju. Garanci kam vetëm te karriera juaj politike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania