Panorama (Albania)

“Gërdeci”, Gjykata e Lartë rrëzon Mediun

I hiqet çdo pengesë SPAK që të hetojë ish-ministrin

-

TIRANE - Gjykata e Lartë rrëzoi dje ankimin e bërë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila u shpreh në favor të rihapjes së procesit gjyqësor ndaj tij për rastin e shpërthimi­t në Gërdec 13 vjet më parë. Mediu, përmes avokatit të tij e kishte konsiderua­r vendimin e Apelit si “në shkelje të hapur të Kushtetutë­s”. Me vendimin e djeshëm, për Prokurorin­ë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsion­it, SPAK-UT, nuk ka më asnjë pengesë që ta çojë çështjen për gjykim. Në përfundim të hetimeve në vitin 2009, Prokuroria e Përgjithsh­me e asaj kohe, ngriti ndaj zotit Mediu dy akuza për shpërdorim detyre ngriti akuzat e “Shpërdorim­it të detyrës” kryer në bashkëpuni­m, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpuni­m me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Zoti Mediu megjithatë nuk u gjykua kurrë, duke qenë se ai rifitoi mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të atij viti dhe Prokuroria, e cila duhej të kërkonte sërish autorizimi­n e Parlamenti­t, nuk bëri më një kërkesë të tillë. “SPAK-U ka regjistrua­r tanimë procedimin penale ndaj zotit Mediu dhe në gjykatë pritet të çohet pikërisht dosja e hetimeve të kryera deri në 2009 nga Prokuroria e përgjithsh­me”, raporton “VOA”. Prokuroria e Posaçme, më 29 tetor ka regjistrua­r procedim penal ndaj Fatmir Mediut, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, në kuadër të dosjes “Gërdeci”. Hetimet SPAK-U i ka nisur për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m, si dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpuni­m me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikua­ra nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak. Në zbatim të këtyre neneve, Mediu rrezikon deri në 8 vjet heqje lirie.

 ?? ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania