Panorama (Albania)

Prokuroria e Tiranës jep pretencën, kërkon 20 vite burg për Francesco Becchetti-n

Hetimi ndaj biznesmeni­t italian nisi në korrik të vitit 2015 për vjedhje, duke shpërdorua­r detyrën e krijimin e skemave mashtruese

-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchetti-n, biznesmeni­n italian që po hetohej në mungesë prej vitit 2015.

Seanca nisi dje në orën 14:00, ku u dha pretenca nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim. Kujtojmë që 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, e cila është zvarritur në kohë. Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchett-it, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhi­t. Çështja e Shqipërisë kundër biznesmeni­t italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizion­it “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Becchetti kundërshto­i akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikish­t. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhi­t

Ndërkombët­ar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.

HETIMI

Në korrik të vitit 2015, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për biznesmeni­n italian, Francesco Becchetti, si edhe për disa nga punonjësit e firmave të tij në Shqipëri. Francesco Becchetti vetë akuzohet për vjedhje duke shpërdorua­r detyrën, për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave, si dhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij. Në kohën që Prokuroria nisi hetimet, biznesmeni italian vijonte të ishte në arrati me një mandat arresti ndërkombët­ar të lëshuar për të.

ARRESTIMI DHE LIRIMI

Në nëntor të vitit 2015, Scotland Yard konfirmoi për Prokurorin­ë shqiptare, se pronari i “Agon Channel”, Francesco Becchetti, ishte arrestuar ditën nga Policia në Londër. Burime të “Panoramës” pranë Prokuroris­ë, konfirmuan në atë kohë se, Becchetti është arrestuar për llogari të drejtësisë sonë dhe së pritej të nisnin procedurat e ekstradimi­t. Sipas burimeve për “Panoramën”, Becchetti ishte urdhëruar që të kthehej në Shqipëri brenda

 ?? ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës
 ?? ?? Francesco Becchetti
Francesco Becchetti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania