Panorama (Albania)

Ryshfet 2 mijë euro për të liruar trafikanti­n, SPAK: Akuza ndaj Kariqit, e vërtetuar

-

Rreth gjashtë muaj pas arrestimit për akuzën e korrupsion­it, Prokuroria Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Prokuroris­ë së Kukësit, Edmond Kariqi. SPAK thotë se ka provuar me fakte që prokurori ka marrë ryshfet në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë për një person të arrestuar për lëndë narkotike. “Në përfundim të hetimeve paraprake, për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se i pandehuri Dritan Dedja, me ndërmjetës­imin dhe ndihmën e të pandehurve Emirjan Beu dhe Isuf Gega, i ka dhënë të pandehurit Edmond Kariqi, i cili ushtronte funksionin e drejtuesit të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përfitime monetare të padrejta, me qëllim për të favorizuar shtetasin Ramadan Dedja dhe persona të tjerë nën hetim, në një çështje penale të regjistrua­r në ngarkim të tyre në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës”, sqaron Prokuroria Speciale. I pandehuri Edmond Kariqi është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa të pandehurit Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsion­i aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpuni­m. Prokurori Kariqi u arrestua më 30 qershor të këtij viti në qytetin e Kavajës, pasi kishte marrë një shumë prej 2 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të lehtësimit të masës së sigurisë për një të arrestuar. Nga përgjimet e kryera më datë 29.11.2019, Dritan Dedja bisedon në telefon me shtetasin Rrahim Dedja, të cilit i thotë se “të hënën do t’ia çojmë, përderisa i ka kërkuar të hënën, të martën mund t’i qisi ata”…, “thashë të hënën, do t’i çojmë, me i çu lekët”… “t’i mbledhim ata të tjerët”. Shtetasi Rrahim Dedja i komunikon se lekët janë gati. Më 2 dhjetor të atij viti, Dritan Dedja shkon në Kavajë ku takon Isuf Gegën, shoferi i kryeprokur­orit të Kukësit, i cili luante gjithashtu rolin e sekserit. Në datën 02.12.2019, ora 11:50, Dritan Dedja është takuar në Kavajë dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën. Më pas Isuf Gega ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në orën 12:10 në një lokal tjetër dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me prokurorin Edmond Kariqi. Pas rreth 10 minutash, në lokalin e mësipërm ka shkuar edhe vetë Dritan Dedja, i cili është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën dhe Edmond Kariqin, të cilët qëndrojnë së bashku rreth 20 minuta. Në një prej bisedave, Dritan Dedja flet në telefon me vëllanë e tij, ku i thotë se i kishte dhenë lekët dhe se të mërkurën “bobi ishte ke shpaja”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania