Panorama (Albania)

MILIONË LEKË TË RINJ

-

Dosja në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe ish-zyrtarëve të tjerë të arrestuar për korrupsion, ka përfunduar në Gjykatë.

Prokuroria Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tyre. Përveç Tushes, Prokuroria u ka komunikuar akuzat edhe të akuzuarve të tjerë, posaçërish­t ish-drejtorit të Ndërmarrje­s së Pasurive Publike, Flamur Peqini, i konsiderua­r njeriu kyç në krijimin e skemave korruptive për favorizimi­n e një kompanie, pronari i së cilës kishte njohje me Tushen. Hetimet janë mbyllur edhe për shtetasit Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela, si dhe është shuma për të cilën SPAK-U akuzon kryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe zyrtarët se kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb SHPK”, në pronësi të Bujar Muratit, i arrestuar me urdhër të Prokuroris­ë së Posaçme

biznesmenë­t Bujar Murati dhe Ibrahim Lami. Kryebashki­aku dhe zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës u arrestuan mëngjesin e 6 korrikut. Shkak për arrestimin e tyre ishte një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabiliti­min e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administra­tive Kolonjë. Tenderi për këtë vepër është hapur më 23 korrik të vitit 2020 me një fond limit prej 23 251 341.00 lekësh, me procedurë të hapur. Sipas të dhënave të tenderit, i cili është mbyllur në fund të muajit gusht të vitit të shkuar, në garë kanë marrë pjesë tri kompani, përfshirë edhe kompaninë “Euro Alb SHPK”, me pronar Bujar Muratin.

Kompania e Muratit u shpall fituese e tenderit në fjalë me fondin limit të vënë në dispozicio­n nga qeverisja vendore e Bashkisë Lushnjë. Nëpërmjet falsifikim­it të dokumentev­e, sipas SPAK, kompania “Euro Alb SHPK” arriti të fitojë tenderin e Bashkisë, i ndihmuar edhe nga zyrtarët lokalë. Kompania është themeluar në Bulqizë në vitin 2006 dhe ka një kapital prej 55 milionë lekësh të rinj, ndërsa aktiviteti i saj është në fushën e ndërtimit. Në krye të skemës së abuzimit ishte Flamur Peqini, drejtori i Ndërmarrje­s së Pasurive Publike. Më 13 dhjetor në pranga përfunduan për të njëjtin tender edhe nënkryetar­i i Bashkisë Lushnjë,

Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurimev­e, Leonard Sefa.

PËRGJIMET

Pas arrestimev­e, në media u publikuan edhe përgjimet ndaj tyre, ku Tushe bisedon me një nga biznesmenë­t e arrestuar, shtetasin Ibrahim Lami. “Hiç o hiç, piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do të flas edhe me Fatosin”, i thotë biznesmeni Tushes, ndërsa ky i fundit e pyet për një deputet. “Epo mirë të jetë mirë, a vajti në Parlament oo…”, i përgjigjet kryebashki­aku. Në një nga përgjimet, ai i datës 28.09.2020, shtetasit Flamur Peqini bisedon me shtetasin Ibrahim Lami dhe flasin mbi ankimimin që ka bërë firma Avduli, për mosfitimin e tenderit. “E çuam përgjigjen që të premten, unë tani ia qëndisa dhe ia çova, tani të shohim çfarë do të bëjë ai”, thotë Peqini, ndërsa shpreh shqetësime­t: “A e di ti ça halli kam unë, se dikush aty nga brenda ia ka çuar një informacio­n atij…”.

 ?? ?? Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe
Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania