Panorama (Albania)

Magazina për kultivimin e kanabisit me llamba elektrike, arrestohet nëna me djemtë

Prodhimi i bimëve në kushte laboratori­ke në fshatin Bushat të Shkodrës, Policia sekuestron 100 kg drogë. Në pranga, edhe punonjës të OSHEE

- SAIMIR LLESHI

Kultivimi i lëndëve narkotike kanabis sativa në ambiente të mbyllura po kthehet në fenomen në Shqipëri, njësoj si në Britaninë e Madhe.

Dy magazina që ishin përshtatur për rritjen e kësaj bime u zbuluan nga Policia e Shkodrës, pas një operacioni të koduar “Bushati”. Gjatë këtij operacioni përfunduan në pranga gjashtë persona, si dhe u sekuestrua një sasi prej 100 kilogramës­h lëndë narkotike.

OPERACIONI

Ishin informacio­net në rrugë operative ato që çuan forcat e rendit të nisin hetimet për të zbuluar fermat e kanabisit në ambiente të mbyllura. “Në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e aktiviteti­t kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacio­net e marra në rrugë operative nga ana e Komisariat­it të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqet e Paligjshme, se një shtetas, në fshatin Mnelë të Bushatit, kultivonte bimë narkotike me anë të llambave, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ‘Bushati’”, sqaroi Policia. Pas këtij operacioni përfunduan në pranga katër persona, 56vjeçarja Prendë Vasija me dy djemtë e saj, Gjergjin dhe Kristjanin, përkatësis­ht 33 dhe 21 vjeç. Policia arrestoi edhe shtetasin Kristjan Nikolli, 22 vjeç, të katërt banues në fshatin Mnelë. Gjatë këtij operacioni kanë përfunduar në pranga edhe dy punonjës të kompanisë OSHEE, shtetasit Ardjan Kovaçi, 36 vjeç (përgjegjës i zonës) dhe Andi Kapcari, 25 vjeç (lexues i matësit elektrik), banues në Bushat. Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata

kishin në monitorim. Gjatë operacioni­t u zbuluan dy magazina që shtetasi Gjergj Vasija i kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike në kushte laboratori­ke me

anë të llambave, si dhe një magazinë ku prodhohesh­in vazo plastike, aktivitet i paregjistr­uar në organet tatimore. “Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u

sekuestrua­n 100 kilogramë kanabis sativa, 0.5 litra vaj hashashi, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, baza elektrike (llamba, stabilizat­orë elektrikë që shërbenin

për kultivim të bimëve narkotike) dhe 187 kova plastike që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike”, sqaroi Policia e Shkodrës. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë vijon puna për dokumentim­in e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale, identifiki­min dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i

kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Armëmbajtj­a pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktiviteti­t pa licencë”, “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 ?? ?? Gjatë operacioni­t “Bushati”
Gjatë operacioni­t “Bushati”
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania