Panorama (Albania)

Bodrumi i lokalit kthehet në fermë kanabisi, sekuestroh­en dhjetëra bimë

-

KRUJË - Pas zbulimit të magazinave ku prodhohej kanabisi në zonën e Shkodrës, një tjetër ambient i përshtatur për prodhimin e lëndës narkotike u zbulua në Krujë. Policia e Shtetit zhvilloi të enjten operacioni­n antidrogë në zonën e Krujës dhe të Kurbinit. Në këtë aksion janë përfshirë forcat policore të Komisariat­it të Kurbinit dhe Krujës dhe sipas të dhënave, është zbuluar një sasi e konsiderue­shme bimësh narkotike në bodrumin e një lokali, i cili ishte kthyer në “shtëpi bari”. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi sasinë e drogës së kapur, por referuar fotove të siguruara nga gazeta “Panorama”, duken dhjetëra bimë narkotike të mbjella në vazo, ndërsa për mbjelljen e tyre bodrumi ishte pajisur me llamba të fuqishme. Deri tani bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat 2 persona, të cilët dyshohet se kanë kthyer bodrumin e lokalit në vend kultivimi të bimëve narkotike, ndërsa vijon punën për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Policia end nuk ka dhënë detaje në lidhje me operacioni­n antidrogë të zhvilluar gjatë ditës së enjte, pasi pritet të kryhen të gjitha veprimet hetimore e më pas do të dilet edhe me një njoftim zyrtar. Droga e gjetur në bodrumin e lokalit, bashkë me sendet e tjera që shërbenin për kultivimin e saj, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. Blutë kishin marrë informacio­n në rrugë operative për kthimin e bodrumit të lokalit në vend kultivimi të bimëve narkotike, duke kryer edhe ndërhyrjen gjatë ditës së enjte. Në bazë të planit të masave për goditjen e veprimtari­së së kultivimit të bimëve narkotike, Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit dhe Krujës, ku ka dyshime për kultivim bimësh narkotike, por ende nuk dihet nëse është gjetur apo sekuestrua­r sasi tjetër droge. e.h

 ?? ?? Bimët e sekuestrua­ra në Krujë
Bimët e sekuestrua­ra në Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania