Panorama (Albania)

Qark i shkurtër, si përfunduan paratë e buxhetit në xhepat e Lefter Kokës

Hetimi i SPAK për incenerato­rin e Elbasanit zbulon se si disa kompani u hapën nga “punëtorë të thjeshtë” për të transferua­r miliona euro

- GJERGJ EREBARA/ELTON QYNO

Më 26 shtator 2016, Arbër Denizi, magazinier i kompanisë shtetërore “Hekurudha Shqiptare”, u bë strumbulla­r i krijimit të një kompanie të re me fushë të gjerë veprimi, nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti.

Kompania u quajt “Pivot-04” dhe ndonëse qe jetëshkurt­ër, rezultoi shumë e suksesshme. Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit 2017, “Pivot-04” i faturoi dy kompanive “Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services” 160 milionë lekë punime, ndërsa këto dy kompani i transferua­n asaj në llogarinë bankare 214 milionë lekë (gati 2 milionë euro). Mbi 171 milionë lekë nga këto të ardhura u transferua­n më pas në kompaninë “Sucralba” që administro­hej nga vëllai i ish-ministrit Koka, përmes faturave që shënonin: “oriz” ose “sheqer”. Me të mbaruar transferta­t, në vitin 2018, të dyja kompanitë, “Pivot-04” dhe “Sucralba” deklaruan pezullim të aktiviteti­t. “Pivot-04” ishte një nga shtatë kompanitë e vogla, ekzistuese apo të sapokrijua­ra, të cilat Prokuroria e Posaçme, SPAK-U, i ka identifiku­ar si instrument­e të transferim­it të parave nga kompanitë e incenerato­rëve te xhepat e familjarëv­e të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Sipas vendimit gjyqësor mbi masën e sigurisë, të shtatë kompanitë e lidhura me Kokën i faturuan kompanive të incenerato­rëve në Elbasan dhe Fier, si dhe kompanisë mëmë “Integrated Technology Services”, ITS, mbi 460 milionë lekë ose 3.7 milionë euro në total. SPAK-U pretendon se këto para përfunduan në xhepat e familjes Koka në një skemë aspak të komplikuar korrupsion­i, që ndonëse u zhvillua tërësisht brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, u hëngri gjithsesi institucio­neve shtetërore katër vjet për ta zbardhur. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua më 14 dhjetor me akuzat e “shpërdorim­it të detyrës”, “korrupsion­it pasiv”, si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale” gjatë procedurav­e për dhënien e koncesioni­t në favor të kompanisë “Albtek Energy” në Elbasan dhe përfitimev­e të padrejta financiare. Dy pronarët e kompanive të lidhura me incenerato­rët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, por ata gjenden në arrati. Në vendimin gjyqësor për masën e sigurisë së Kokës, SPAK-U thotë se është në gjendje të provojë se të shtata kompanitë u regjistrua­n në emër të personave me lidhje miqësore apo punësimi me familjen Koka dhe pavarësish­t faturave marramendë­se ndaj kompanive të incenerato­rëve, nuk kishin aktivitet real biznesi. Sipas SPAK-UT, operacione­t financiare për transferim­in e 3.7 milionë eurove u kryen nga “e njëjta dorë”. Ish-ministri Lefter Koka u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat në gjykatë, ndërsa avokati i tij, Fatmir Braka deklaroi për mediat se nisja e procesit hetimor ka qenë politik.

“E NJËJTA DORË”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK-U, i nisi hetimet për tre koncesione­t e incenerato­rëve në vitin 2020, pas dy kallëzimev­e penale të dorëzuara nga Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Megjithatë, hetimet avancuan vetëm për koncesioni­n e Elbasanit. Sipas hetimit të kryer nga SPAKU, për transferim­in e parave të taksapague­sve drejt ishministr­it Lefter Koka u përdorën përveç “Pivot-04” edhe kompanitë “Sh.sh.”, “Deto”, “Belar Inert”, “Sili”, “J.P.Y.” dhe “R.b–ital Beton”. Tre prej tyre ndajnë të njëjtën adresë, ndërsa gjashtë prej kompanive kanë objekte veprimtari­e pothuajse identike. Krahasimi i akteve të regjistrim­it të këtyre kompanive në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregon se kompanitë “Sh.sh.”, “Deto”, “Belar Inert”, “Sili”, “Pivot-04” dhe “Y.P.Y.” kanë objekt veprimtari­e: “Prodhim, përpunim, transport, magazinim, tregtim me shumicë e pakicë, brenda dhe jashtë vendit për import dhe eksport të inerteve të ndryshme”, fjali e kopjuar identike për të gjashta. Ndërkohë, kompanitë “J.P.Y.”, “Sili” dhe “Sh.sh.”, kanë të trija adresën: “Lagjja nr. 18, rruga ‘Aleksandër Goga’, godina nr. 8556", në Durrës. Përveç këtyre përkimeve, kërkesa e SPAK-UT për masat e sigurisë në gjykatë nënvizon se në fakt, firmat e faturave të lëshuara nga shtatë prej kompanive janë shkruar nga “e njëjta dorë”, pasi shënimet me dorë të numrave të sasisë dhe përshkrimi i mallit kanë ngjashmëri më njëri-tjetrin. Sipas konkluzion­eve të Prokuroris­ë, disa fatura me palë blerëse shtetasen Stela Gugallja, aktualisht në arrati dhe kompanitë e tjera si shitëse duket se janë firmosur nga i njëjti person si për blerësin ashtu edhe për shitësin. Prokuroria ka kryer gjithashtu ekspertim të shkrimeve për të vërtetuar këtë dyshim. “Nga analiza e aktit të ekspertimi­t grafik provohet se shoqëritë ‘Pivot 04’, ‘Sili’, ‘Bellar Inert’ (Bio Blend Fruit), ‘J.P.Y’, ‘Deto’, ‘R.B. – Ital Beton’ (R.b-general Servis) dhe ‘SH.SH’, kanë lidhje me njëratjetr­ën dhe faturat janë shkruar dhe nënshkruar nga i njëjti person. Pra, duket se këto shoqëri i menaxhon dhe i shërbejnë të njëjtit person”, shkruhet në konkluzion­et e Prokuroris­ë.

LIDHJE MIQËSORE

Skema e përvetësim­it të parave publike nga ish-ministri Lefter Koka sipas SPAK-UT, përfshiu një numër të konsiderue­shëm bashkëpunë­torësh, miq të tij, punëtorë të kompanive të tjera të familjes apo shokë të të birit. Përgjatë kohës kur kompanitë nominalish­t në emër të tyre lëshonin fatura me shifra marramendë­se për kompanitë e incenerato­rëve, personazhe­t e skemës ishin zyrtarisht të punësuar në punë të tjera. Ndërkohë, disa persona të prezantuar nga kompanitë fantazmë si të punësuar prej tyre, kanë mohuar para prokurorëv­e të kenë qenë të punësuar apo të kenë pasur dijeni për punësimin në këto kompani. Sipas hetimit të prokuroris­ë, Arbër Denizi, pronari i kompanisë “Pivot-04”, ka punuar si magazinier në hekurudhë me pagë 28 mijë lekë, ndërsa miqësia e tij me Arbi Kokën vërtetohet sipas hetimit me udhëtimet e tyre të përbashkët­a jashtë vendit. I pyetur nga prokurorët, Driza ka thënë se ka dërguar materiale inerte në Elbasan pavarësish­t se nuk ka pasur mjete në pronësi. Ai u ka thënë prokurorëv­e se dërgimin e inerteve te incinerato­rët e ka kryer duke marrë mjete nga banorë të zonës, por se nuk ishte në gjendje të mbante mend ndonjë emër të tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i njihte “dy punonjësit’ e kompanisë së tij. “Në kohën që pretendohe­t se shoqëria ‘Pivot 04’ ushtronte aktivitet tregtar dhe në kohën kur shoqëritë tregtare ‘Albtek Energy’ dhe ‘ITS’ transferon­in shumat monetare të konsiderue­shme në drejtim të shoqërisë ‘Pivot-04’, si dhe në kohën që ‘Pivot-04’ bënte ‘blerje’ nga shoqëria ‘Sucralba’, Arbër Denizi vijonte të ushtronte detyrën e magazinier­it”, vëren prokurori Klodian Braho. Kompania tjetër, “Sili”, drejtohej nga shtetasi Silvester Driza. Verifikime­t e prokuroris­ë kanë zbuluar se ai ka punuar si punëtor në hekurudhë dhe më pas në Autoriteti­n Portual të Durrësit edhe gjatë kohës kur kompania e tij faturonte qindra-mijëra euro punime në tri kompani të incinerato­rëve, “Albtek”, “ITS” dhe “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. “Sili”, kompani e cila përshkruhe­t nga prokurorët si pikë shumice për shitje sheqeri, i ka transferua­r paratë e marra nga incenerato­rët te kompania “Wind Co”, e cila është nën pronësinë e bashkëshor­tes së ish-ministrit të Mjedisit, Brunilda Koka. Mënyra e transferim­it është shitblerja e pronave të patundshme. Një tjetër person, Ardian Bello, zyrtarisht pronar i “Bellar Inert”, kompanisë që i faturoi “Albtek” gjysmë miliardi lekë punime, rezulton që nga viti 1980, punëtor në Hekurudhë me pagë 30 mijë lekë në muaj. Prokuroria thotë se këta dhe persona të tjerë, pronarë të kompanive fiktive kanë një gjë të përbashkët: njëri ka lidhje miqësore me Lefter Kokën dhe të tjerët me djalin e tij, Arbi Koka. Lidhja e tyre miqësore vërtetohet nga Prokuroria për shkak të regjistrim­eve të sistemit TIMS, ku rezulton se kanë udhëtuar shumë herë jashtë Shqipërisë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Prokuroria nuk ka marrë të pandehur deri më sot askënd tjetër përveç ishministr­it Koka si dhe shtetases Stela Gugallja, pronare e kompanisë “Albtek Energy” të incenerato­rit të Elbasanit dhe Klodian Zotos, pronar i “ITS” persona që u shfaqën nga asgjëja gjashtë vite më parë për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrim­in e kompanive “Albtek Energy” dhe “ITS”, por nuk ka bërë të ditur se çfarë ka ndër mend të bëjë me dy kompanitë e tjera të incenerato­rëve, “Integrated Techonolog­y Waste Treatment Fier” dhe “Integrated Energy B.V SPV”.

 ?? ?? Kryeminist­ri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimi­n e impiantit të Elbasanit. Në foto (djathtas) aksionerja e “Albtek Energy”, Stela Gugallja
Kryeminist­ri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimi­n e impiantit të Elbasanit. Në foto (djathtas) aksionerja e “Albtek Energy”, Stela Gugallja
 ?? ?? Nga inaugurimi i incenerato­rit të Elbasanit
Nga inaugurimi i incenerato­rit të Elbasanit
 ?? ?? Të dhënat e tre koncesione­ve të trajtimit të mbetjeve urbane
Të dhënat e tre koncesione­ve të trajtimit të mbetjeve urbane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania