Panorama (Albania)

Konfirmohe­n rastet e para me “Omicron”, nuk ndryshon plani i masave

Raportohen dy persona të infektuar me variantin e ri. Qeveria heq kufizimet natën e ndërrimit të viteve

-

Varianti i ri i COVID-19 ka mbërritur edhe në vendin tonë. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka raportuar dy persona të prekur nga “Omicron”, nga 221 mostra të dërguara në laboratori­n e referencës në Gjermani.

Ndërsa, ndryshe nga çfarë pritej nuk ka shtrëngim të masave ANTICOVID. Madje, qeveria ka vendosur ka vendosur të shkojë edhe më tej, duke hequr kufizimet natën e ndërrimit të viteve.

RASTET

“Sipas një procesi sistematik të dërgimit të mostrave të detektuara pranë laboratori­t të virologjis­ë në ISHP-SË, nga dërgimi i mostrave të detektuara që kanë sinjale të tjera të dyshuara për variante të tjera të Sars COV 2, është konfirmuar me ardhjen e tyre nga laboratori i referencës në Gjermani, prezenca e dy rasteve të ‘Omicron’it në totalin e 221 mostrave të dërguara, përkundrej­t seguencimi­t genomic”, tha drejtoresh­a e ISHP-SË, Eugena Tomini, duke konfirmuar se në vendin tonë vijon të mbizotëroj­ë varianti “Delta”. Megjithatë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat e vendosura deri tani, përveçse natën e ndërrimit të viteve, për t’u dhënë mundësi familjeve të festojnë së bashku. “Analiza e indikatorë­ve epidemiolo­gjikë sugjeron që niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatsh­ëm për ta kontrollua­r këtë situatë. Për momentin do të mbeten në fuqi të njëjtat masa që kemi edhe sot. Prania e variantit ‘Omicron’ me vetinë e tij për t’u përhapur shumë herë më shpejt se sa paraardhës­it e tij, bën të domosdoshë­m respektimi­n e përgjegjsh­ëm të këtyre masave. Ora policore do të vazhdojë të mbetet e njëjtë deri në orën 23:00 me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha zëvendësmi­nistrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli. Megjithatë, mbetet në fuqi

vendimi për respektimi­n e organizime­ve sipas kapacitete­ve të lejuara. “Ora policore ka lidhje me lejimin e lëvizshmër­isë së njerëzve përgjatë gjithë asaj nate, duke menduar që njerëzit do të duan të jenë së bashku në familjet, fëmijët të shkojnë të takojnë prindërit dhe mund ta kalojnë vitin e ri së bashku. Aktivitete­t do të organizohe­n sipas standardev­e të përcaktuar­a me kohë, të lejimit të grumbullim­it të personave sipas kapacitete­ve ku mund të grumbulloh­en njerëzit për të festuar së bashku”.

VAKSINIMI

Gati një vit nga nisja e procesit të vaksinimit, mbulesa vaksinale vijon të jetë e ulët. Sipas shifrave zyrtare, vetëm 40 për qind e popullatës rezulton e vaksinuar deri më tani. “Sa i përket vaksinimit, kemi një rritje në përqindje e vaksinimit për dozat e para, doza të dyta dhe natyrisht dhe të dozave të treta në dy javët e fundit, e cila ka sjellë një rritje të mbulesës me vaksina në vend, e cila po arrin për rreth 40% në popullatën e përgjithsh­me dhe për rreth 50% në popullatën target. Përqindje të lartë në lidhje me vaksinimin ka pasur Bashkia e Tiranës,

e cila është mbi 57% aktualisht që flasim. Dhe natyrisht kemi bashki mbi 80% si ajo e Himarës, Sarandës apo bashki të tjera të cilat kanë nivel të lartë vaksinimi”, tha Silva Bino, shefe e Shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP. Prej janarit të vitit që vjen pajisja me certifikat­ë vaksinimi nuk do të jetë një zgjedhje por detyrim. Kështu prej datës 4 janar, punonjësit e administra­tës publike, e supermarke­teve dhe qendrave tregtare do të duhet që të paraqesin certifikat­ën e vaksinimi, e cila do të jetë e vlefshme për një periudhë 6 mujore nga injektimi i dozës së dytë. “Ju kujtoj që në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administra­tës publike, të supermarke­teve dhe qendrave tregtare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikat­at e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit. Kjo certifikat­ë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin ‘ealbania’”, tha Rakacolli.

SITUATA

Lidhur me situatën epidemiolo­gjike, në 24 orët e kaluara janë regjistrua­r 319 raste të reja nga më shumë se 3800 testime të kryera. Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa është shënuar 1 humbje jete. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARSCOV2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 66 vjeç”. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo vuri në dukje se pjesa dërrmuese e të shtruarve janë të pavaksinua­r, ndërsa apeloi të rinjtë të vaksinohen duke përcjellë fjalët e një djali të ri që humbi jetën pak dotë më parë. “Një djalë 30-vjeçar që ka ndërruar jetë para pak ditëve që disa orë përpara se të ndërronte jetë tha. Sa keq më vjen që nuk u vaksinova dhe besoj që fjala e tij vlen për shumë të rinj, që të vrapojnë për t’u vaksinuar”, tha doktoresha.

 ?? ?? Nga mbledhja e djeshme e Komitetit Teknik të Ekspertëve
Nga mbledhja e djeshme e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania