Panorama (Albania)

Kariçi, mik i Erigers Mihasit që u vra në Astir

Viktima duhej të ishte në burg, minimalish­t për armë pa leje

-

Më 13 nëntor të këtij viti, në zonën e Astirit u ekzekutua me armë zjarri Erigers Mihasi, i cili ishte miku i Can Kariçit që u vra mbrëmë në Kodër Kamzë. Edhe pse Kariçi duhej të ishte në burg, minimalish­t për “armëmbajtj­e pa leje”, kur u arrestua në shkurt të këtij viti, në rrethana ende të paqarta ai lëvizte i lirë. Madje lëvizte sërish i armatosu, pasi burimet thanë mbrëmë se në makinën ku ai u ekzekutua, u gjet edhe një pistoletë, që dyshohet të jetë e viktimës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kohën kur Kariçi u arrestua në Laç, Policia po kryente kontrolle edhe në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Kjo ngjarje vuri në lëvizje Policinë dhe Prokurorin­ë për të identifiku­ar dhe arrestuar autorët e atentatit, duke i shtrirë verifikime­t e kontrollet në disa qytete të vendit. Në fund të muajit shkurt, forcat speciale RENEA zhvilluan kontrolle të befasishme në qytetin e Laçit, ku kërkimet u fokusuan në ambientet e një kompleksi. Sipas burimeve, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa Policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër. Mes të shoqëruarv­e ishte edhe pronari E.M. dhe miku i tij, pikërisht njëri nga viktimat e atentatit të nëntorit, Erigers Mihasi, i njohur për pjesëmarrj­e në disa ngjarje kriminale. Ndërkohë, gjatë atyre kontrollev­e në laç u arrestua Can Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë. Erigers Mihasi ka qenë një ndër personat e dyshuar për grabitje e prindërve të Elton Çiçës, ndërkohë që dyshohej si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjv­e Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në Bashkinë e Kurbinit.

 ?? ?? Erigers Mihasi
Erigers Mihasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania