Panorama (Albania)

Dodik: Republika Srpska do të shkojë drejt daljes nga Bosnja SIPAS MARRËVESHJ­ES

-

Millorad Dodik, anëtar i Presidencë­s trepalëshe të Bosnje-hercegovin­ës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore kërcënoi edhe njëherë me shpërbërje­n e Bosnje-hercegovin­ës, në qoftë se kriza nuk zgjidhet. “Republika Srpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë”, tha ai. Dodik vlerësoi se situata në Bosnje-hercegovin­ë “ka shkuar deri në absurditet” dhe i bëri thirrje Bashkimit Europian “që të ndalojë së konsiderua­ri Bosnje-hercegovin­ën si një eksperimen­t”. “Dy nga tre popujt konstituiv­ë nuk e mbështesin rrugën kah po shkon Bosnje-hercegovin­a, në mënyrën sesi myslimanët e paramendua­n Bosnje-hercegovin­ën, në të cilën kroatëve do t’ua zgjidhnin përfaqësue­sit

Republika Srpska së bashku me Federatën Myslimane-kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovin­ën. Ky organizim është bërë me Marrëveshj­e të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990. Komuniteti Ndërkombët­ar ka paralajmër­uar vendosjen e sanksionev­e kundër atyre që e cenojnë këtë marrëveshj­e paqeje.

‘e tyre’, ndërkaq serbëve do t’ua merrnin pyjet, do t’ua merrnin tokat dhe më pas do të kërkonin që ne t’i duartrokas­im. Bosnje-hercegovin­a e tillë nuk është e mundur”, tha Dodik. Sipas tij, dy vendet më të rëndësishm­e për Bosnjën dhe Hercegovin­ën janë Serbia dhe

Kroacia dhe “marrëdhëni­et e lidershipi­t mysliman nuk kanë qenë kurrë më të këqija me Kroacinë, ndërkaq që as me Serbinë nuk janë të shkëlqyera”. “Është e nevojshme që sa më shpejtë t’i normalizoj­më marrëdhëni­et me Serbinë, Hungarinë, Kroacinë, Kinën”, theksoi Dodik, sipas REL-IT. Anëtari

serb i Presidencë­s trepalëshe në Bosnje tha gjithashtu se brezi aktual “ka një shans për të ruajtur Bosnje-hercegovin­ën dhe se brezi i ardhshëm nuk e ka atë shans”. I pyetur nga gazetarët se pse boshnjakët po i quan myslimanë, ai tha se me këtë nuk po e ofendon askënd. “Ata nuk pushuan të na ofendojnë me ‘serbët e Bosnjës’. Besoj që të gjithë boshnjakët janë myslimanë, shumica dërmuese. Në kuptimin e identiteti­t nuk po gabohem shumë”, tha Dodik. Ndërkohë, ai njoftoi se përfaqësue­sit e entitetit Republika Srpska do të kthehen në institucio­net e Bosnjeherc­egovinës

nëse tërhiqet vendimi për ndalimin e mohimit të gjenocidit, i vendosur nga ishpërfaqë­suesi i Lartë ndërkombët­ar, Valentin Inzko. Dodik foli pas seancës së Presidencë­s së Bosnje-hercegovin­ës, në të cilën votoi kundër të gjitha pikave të rendit të ditës.

 ?? ?? Milorad Dodik
Milorad Dodik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania