Panorama (Albania)

KUSH PASON

-

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten dorëheqjen e Kryeminist­rit Zoran Zaev, një proces i pritur me duartrokit­je nga VMRO DPMNE-JA opozitare.

Dorëheqja e kreut të qeverisë është miratuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaev në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes, të cilën e ka paralajmër­uar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të LSDM-SË në zgjedhjet lokale. Por, dorëheqja e tij është vonuar për gati dy muaj, pasi LSDM-JA ka humbur edhe shumicën parlamenta­re, për shkak të largimit të Lëvizjes Besa nga qeveria. Për të shmangur zgjedhjet e parakohshm­e, Zaev ka ftuar në qeveri partinë tjetër shqiptare, Alternativ­a, me të cilën ka arritur marrëveshj­e për koalicion. Më 11 nëntor, ai i ka mbijetuar edhe mocionit të mosbesimit, që është iniciuar nga VMRO DPMNE-JA.

Zaev ka marrë përgjegjës­inë për humbjen nga VMRO DPMNE-JA duke dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë. Pas miratimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka njoftuar presidenti­n, Stevo Pendarovsk­i, i cili në afat prej dhjetë ditësh duhet të caktojë

Mandatin për formimin e qeverisë së re pritet ta marrë Dimitar Kovaçevski. Mandatin e jep Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, brenda dhjetë ditësh pasi Kuvendi ta njoftojë kreun e shtetit se k a konstatuar dorëheqjen e qeverisë së Zoran Zaev. Mandatari, sipas Kushtetutë­s, brenda 20 ditësh, duhet të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re qeveritare, e cila votohet me 61 vota të deputetëve. Shumica parlamenta­re numëron 64 deputetë. Përveç Alternativ­ës, pjesë e qeverisë është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Demokratik­e Shqiptare dhe disa parti më të vogla maqedonase, që janë pjesë e koalicioni­t me LSDM-NË.

mandatarin e ri për kryeminist­ër të Maqedonisë së Veriut, që do të jetë, Dimitar

SHBA dhe Rusia pajtohen të bisedojnë për çështjet e sigurisë

Me tensionet e rritura mes fuqive të mëdha për shkak të krizës së krijuar nga afrimi i ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën, Rusia dhe SHBA-TË kanë rënë dakord të takohen për të diskutuar mbi shqetësime­t e sigurisë për të dyja palët. Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të ndalin Rusinë nga pushtimi i Ukrainës, duke paralajmër­uar se një veprim i tillë do të rezultonte me sanksione të Perëndimit, rritje të ndihmës së NATO-S për Kievin dhe pozicionim­in e më shumë forcave afër Moskës. “Nëse Rusia shkon tutje, ne dhe aleatët tanë jemi të përgatitur për masa që do ta dëmtonin Rusinë në aspektin ekonomik dhe do ta përballnin me pikërisht atë që nuk do: më shumë kapacitete të NATO-S, më afër Rusisë”, është shprehur një zyrtar i lartë i administra­tës amerikane më 23 dhjetor. Rusia ka mbledhur rreth 100,000 trupa ushtarake afër kufirit me Ukrainën, dhe këtë situatë Shtetet e Bashkuara e kanë parë si pushtim potencial të Ukrainës. Kremlini, në anën tjetër, e hedh poshtë këtë pretendim. Një zyrtar i lartë i administra­tës amerikane ka thënë se SHBA-JA është e gatshme që të angazhohet me Rusinë në fillim të janarit, sa u përket garancive për siguri. Megjithatë, sipas mediave amerikane, ky zyrtar e ka përsëritur se disa prej kërkesave të Rusisë janë të papranuesh­me, se secili dialog duhet të bazohet në reciprocit­et dhe se Perëndimi do të prezantojë shqetësime­t e veta për veprimet e Rusisë. Gjatë ditës së enjte, presidenti rus, Vladimir Putin tha se takimi do të zhvillohet në Gjenevë muajin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania