Panorama (Albania)

Tirana në festë, godet ‘demat’ në frymën e fundit

Dy humbje radhazi në derbi, Partizanit s’i mjafton penalltia

- JORGIS MEMO

Tirana feston në derbi dhe “arratiset” në fundvit, duke u bërë një dhuratë fantastike tifozëve në prag të Krishtlind­jeve.

Mbrëmja e djeshme në “Air Albania” pati nga të gjitha, pasi përveç triumfit 1-2 të bardhebluv­e dhe golit të Redon Xhixhës që vulosi ndeshjen në minutën e 100të, nuk munguan as ndërprerje­t e shumta të lojës, penallti që goditet dy herë, incidente mes tifozëve, por edhe koha shtesë për rekord në fund. Partizani-tirana nuk e mbushi dot stadiumin më të mirë në vend, por gjithsesi ata 11 mijë të pranishëm përjetuan emocione të mëdha deri në sekondat e fundit të lojës, që nisi shumë e zjarrtë dhe gradualish­t shkoi në nivelin e pritshëm të derbeve, ku më shumë se bukuria në fushë, ngjyrat janë më tepër në sektorët ultras. Të kuqtë humbën derbin e dytë radhazi, diçka jo e zakontë për ta në dekadën e fundit, ndërsa bardheblut­ë e drejtuar nga Orges Shehi, me një pragmatizë­m për t’u pasur zili, e goditën Partizanin pikërisht atëherë kur të besuarit e Ilir Dajës kërkonin përmbysjen.

PJESA E PARË

Daja kishte ndryshuar skemën, duke e nisur derbin me 3-5-2, ndërsa rikthehesh­in në formacion titullarët që kishin probleme si Belica e Zhunior. Nga ana tjetër, Shehi i besonte variantit 4-3-3, ku sulmi prezantohe­j me treshen Xhixha-seferi-ngo. Starti është i çmendur, pasi nuk kalojnë as 8 sekonda dhe një gafë e Hoxhallari­t për pak kthehet në gol nga Cara. Kaq duhej që edhe tifozët në tribuna të nisnin ta tepronin me flakadanë. Loja zhvillohet për minuta të tëra kryesisht në mesfushë, ndërsa nga krahët spikasin duelet Toshevski-musta dhe Albion Marku-përgjoni. Tirana është më e rrezikshme nga goditjet e dënimit, por gjithashtu shfrytëzon shpejtësin­ë e Xhixhës dhe Seferit. Goli i avantazhit vjen pas një krosimi nga këndi, ku devijimi i Ngosë me kokë dhe më pas i Përgjonit, e çon topin në rrjetë. “Demat” sikur fiken dhe e kanë shumë të vështirë për të qenë të rrezikshëm në portën e Bekajt. Madje Tirana i afrohet golit

të dytë me Xhixhën, që humbet një mundësi të artë i vetëm me Teqen. Pjesa e parë mbyllet me tentativën e Esat Malës, që nga një pozicion i mirë shënimi nuk përfiton.

PJESA E DYTË

Pas pushimit, asnjë prej

trajnerëve nuk mendoi të bënte ndryshime. Bardheblut­ë janë më të qetë në fushë dhe kërkojnë të përfitojnë me daljet e shpejta nga krahët. Toshevski dhe Përgjoni e ndihmojnë shumë skuadrën, duke ua bërë edhe më të lehtë lojtarëve ofensivë si Xhixha 0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania