Panorama (Albania)

Shehi: Suksesi në Derbi, dhuratë për tifozët

-

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka deklaruar se ndeshja e djeshme ishte padyshim më emocionues­ja për pozitat e të dyja skuadrave. Duke folur pas fitores, “ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë dhe kishte pasur bindjen se do të ishte Xhixha lojtari i sfidës”.

FITORJA

“Jemi të kënaqur. Lojtarët nuk më bënë dhuratë, më bënë surprizën në fillim të javës, por dhuratën ua bënë tifozëve. Jemi në prag festash, më vjen mirë që kemi bërë të lumtur njerëzit që ishin në stadium e ata që nuk mundën të ishin. Jemi shprehur mirë, duke qenë gjithmonë në krye përveç javëve të para. Kemi bërë mirë, derbi dihet që është i rëndësishë­m, pavarësish­t pikëve. Duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet dhe ritëm. Skuadra është e fortë, kemi ende punë për të bërë, se nuk jemi perfektë”.

NDESHJA MË EMOCIONUES­E SI TRAJNER

“Është ndeshja më emocionues­e, për shkak të derbit dhe pozicionit ku jemi. Është e vërtetë që na merr edhe ne në stol emocioni. Nuk e kam parë penalltinë e përsëritur, por janë edhe emocionet e derbit. I thashë Xhajës me standard ‘Champions’ e mate këtë. Më tha që hyri Hoxhallari para, nëse kam thënë ndonjë fjalë më tepër, i kërkoj falje”.

PRESIONI TE TIRANA

“Sigurisht kur shkon në një klub të madh si Tirana, që ka presion, ka njerëz që janë skeptikë. Nuk mendoj se ka qenë për shkak të Partizanit, por edhe se karriera si trajner nuk është e gjatë si ata me shumë përvojë. Unë dëgjoj shumë gjëra në Shqipëri, se Shqipëria është e vogël. Kisha besim se Xhixha do të shënonte, e falënderoj edhe Përgjonin se për arsye emergjence e futëm në lojë. I thashë që do të ishte Xhixha njeriu i ndeshjes, i thashë do të shënosh”, përfundoi Shehi për “Supersport”.

dhe Seferi. Rastet e rrezikshme në të dyja portat mungojnë për shumë minuta, derisa Seferi dhe Xhixha vënë në provë Teqen. Gjithsesi, rrjedha e lojës ndryshon, kur një depërtim i Carës në zonë kthehet në penallti për Partizanin pas ndërhyrjes së gabuar të Tolit. Fillimisht Stenio Zhunior gabon, teksa Bekaj grushton mrekullish­t, por 11-metërshi përsëritet, pasi Përgjoni është futur në zonë pa goditur ende topin braziliani. Në tentativën e dytë sulmuesi i Partizanit nuk fal dhe ndeshja bëhet edhe më inter- esante në vijim me baraz- imin 1-1. “Demat” marrin zemër dhe Musta krijon iluzionin e përmbysjes me një “predhë” nga jashtë zone, por Bekaj i thotë “jo” golit të dytë. Fundi bëhet dramatik, teksa jepen 11 minuta shtesë. Sinjalin e parë e jep Përgjoni me një goditje fan- tastike që grushtohet nga Teqja, ndërsa më pas Ngo godet shtyllën. Duhej të vinte minuta e 100-të që Xhixha të bënte me krahë bardheblut­ë pas një asisti të të sapofuturi­t Gjumsi. Sulmuesi laçian u zhyt mes dy mbrojtësve në zonë, duke kaluar në ekstazë tifozët e Tiranës. Një gol në frymën e fundit dhe më pas festë e çmendur, me 25 herë kampionët që tashmë janë +5 pikë të shkëputur.

Ilir Daja po mendon seriozisht largimin nga drejtimi i Partizanit. Trajneri i të kuqve pas ndeshjes deklaroi se do të bisedonte me drejtuesit e klubit për vijimësinë e tij.

HUMBJA

“Vazhdojmë të pësojmë gola jashtëzako­nisht të lehtë, në momentin më të mirë se barazuam rezultatin. Me daljen e Seferit ndryshuam vendosjen, duke futur edhe Kaçen e lëvizur Malën e Carën pranë Zhunior. Menduam të rrezikonim më shumë, por të pësosh gol në atë mënyrë, pa i hequr meritën kundërshta­rit, janë tre mbrojtës që nuk mbyllin portën, natyrshëm janë defekte taktike që na ngarkojnë edhe ne me përgjegjës­i. Tentuam të fitojmë ndeshjen dhe ky është futbolli dhe në një moment kaq jo të mirë që jemi, ndoshta një mbyllje më e mirë mund të merrnim më shumë nga ky derbi”.

E ARDHMJA

“Nuk e kishim menduar asnjëherë këtë situatë, por të gjithë bashkë kemi përgjegjës­i për këtë lloj krize rezultates­h, se të prodhosh e të pësosh kaq shumë gola në këtë mënyrë, duhet të reflektojm­ë të gjithë, nga unë i pari e deri te lojtari më i fundit. Kjo vjen pasi që dyluftimet nuk janë në raportin e duhur, do të bëjmë analizë të detajuar dhe do të gjejmë ku janë gabimet. Do të flas me drejtuesit e klubit për të ardhmen, qoftë timen, qoftë të kontingjen­tit, në ditët në vijim. Nëse i rikthehemi sezonit do të shohim që ekipi prodhon lojë. Nuk flas për derbin, se dihet që nuk ka prodhim loje nga ne e Tirana, se janë dyluftime ne mesfushë. Por të them të drejtën na mungojnë shumë pikë në bazë të asaj që kemi paraqitur, jemi në pozicion jo të mirë, por gjithsesi do të ulemi me drejtuesit e klubit se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Në këto situata është një njeri që duhet të marrë përgjegjës­inë, ose disa. Ndaj them do të flas me drejtuesit. Nëse zgjidhja më e mirë e Partizanit është që ndoshta të marr unë të gjithë përgjegjës­inë edhe të atyre golave që pësojmë në atë mënyrën që kemi pësuar. Besoj se duhet bërë një zgjidhje. Dikush duhet të marrë përgjegjës­inë e kësaj situate ku ndodhet Partizani dhe ai që e merr përgjegjës­inë më të madhe në këtë rast është trajneri, për gjithçka që ka ndodhur deri në këto momente”, tha Daja për “Supersport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania