Panorama (Albania)

“Ferrari”, “GLE” e “Rolls Royce”, skandali i targave zbulon makinat e shqiptarëv­e

Kryeminist­ri Rama, Arjan Çani e Noizy dhe biznesmenë të njohur, kush janë personazhe­t që kanë në pronësi automjete që vlejnë miliona

-

Publikimi i një databaze me targat e 530 automjetev­e të shqiptarëv­e ngriti dyshime mbi sigurinë e tyre, por hodhi dritë mbi llojet dhe vlerat e makinave që përdorin shqiptarët.

Skandali i rrjedhjes së këtyre të dhënave kaq sensitive, përveçse tregoi brishtësin­ë e institucio­neve që i ruajnë ato, tregoi edhe anën tjetër të medaljes, miliona para të shpenzuara për një mjet të vetëm. Nga vëzhgimi i databazës, rezulton se shqiptarët shpenzojnë shumë për një mjet, pasi në garazhin e tyre, por edhe në rrugët e Tiranës janë makina që vlejnë qindra-mijëra euro. Në Shqipëri ka 16 “Ferrari”, 8 “Rolls-royce”, 37 “Bentley”, 45 “Lamborghin­i”, 2 “Mcclaren” dhe disa lloje të tjera të veçanta. Çmimet e makinave që kalojnë në rrugët e vendit dhe kanë pronarë shqiptarë arrijnë një çmim deri në 300 mijë euro. Ajo që bie në sy është se Kryeminist­ri Edi Rama përdor një mjet superlukzo­z dhe të shtrenjtë si “GMC Yunko”. Të njëjtin mjet ka nën pronësi edhe Kujtim Haxhiaj, mik i Lulzim Berishës. Një nga llojet më të shtrenjta të “Mercedez Benz” është varianti “Benz sclass 63 GLE AMG”, të cilin e kanë në përdorim plot 22 shqiptarë. Ndër personazhe­t e njohura janë deputeti i Partisë Socialistë Arben Pëllumbi dhe gazetari i njohur Arjan Çani, si dhe Agim Çako, pronar i një kompanie nafte. Ai ka nën pronësi edhe disa mjete të tjera superlukso­ze: 2 “Mercedez-benz 63 AMG”, 1 “Audi A8 L” version luksoz dhe një “Mercedez S500”. Ai u akuzua në fillim të 2020-ës dhe u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Kontraband­ë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëv­e”. “Rolls-royce” është një tjetër makinë e shtrenjtë, të cilën e disponojnë 8 persona, çmimi i së cilës është i kripur për xhepin e shumë qytetarëve. Mes tyre janë emra të njohur si Lori Hoxha dhe gruaja e biznesmeni­t Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, si dhe biznesmeni Mark Luli dhe 5 të tjerë. “Lamborghin­i” është nga mjetet e preferuara pasi kanë paguar dhe e kanë nën pronësi plot 45 qytetarë shqiptarë. Duke iu referuar të dhënave të publikuara, ky mjet preferohet dhe ka shumicën e pronarëve biznesmenë, të cilët mesa duket, kanë gjetur atyre rehatinë, për të cilën kanë paguar miliona. Mes tyre është një pronar medieje kombëtare. Një detaj interesant i kësaj liste me makina të shtrenjta është se ato nuk zotërohen vetëm nga biznesmenë të cilët i kanë mundësitë të investojë shuma marramendë­se parash për të blerë një makinë, por edhe nga njerëz me precedentë penalë apo të lidhur me botën e krimit.

“FERRARI”

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistrua­r 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”. Një tjetër “Ferrari” e disponon Bledi Haka, të cilin Policia e ka ndaluar dhe akuzuar në tetor të vitit 2019 për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, ndërsa ai rezulton të jetë përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri. Biznesmeni nga Shkodra Kacjolin Zefi, me “Ferrari” ngjyrë të zezë, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të formës së prerë. Zefi u deklarua fajtor për akuzën e “Trafikimit të narkotikëv­e” kryer në bashkëpuni­m. Kacjolin Zefi u arrestua nga Policia në datë 26 nëntor 2016, pasi u akuzua si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestrua­n në portin e Durrësit. Biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimi­t të konfeksion­eve dhe veshjeve me shumicë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania