Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, Çela shpjegon pse është e domosdoshm­e

-

Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsian Çela, deklaroi se për shkak të zbatimit të Reformës në Drejtësi, harta e re gjyqësore është e domosdoshm­e. Duke shpjeguar disa nga arsyet, ai tha se te prokuroria problemi është i mprehtë, ndaj harta është domosdoshm­ëri për të pritur deri në plotësimin e sistemit me magjistrat­ë. “Ka domosdoshm­ëri për hartën gjyqësore. Nevoja sot është ekstreme, për shkak të Reformës në Drejtësi që po zbatohet sot, procesit të vetingut. Kemi një numër gjithnjë e më të paktë të magjistrat­ëve në disa nga gjykatat e prokurorit­ë kryesore. Te prokuroria problemi është i mprehtë, ndaj harta është domosdoshm­ëri për të pritur deri në plotësimin e sistemit me magjistrat­ë. Ndaj, kjo është e vetmja zgjidhje. Së dyti, sa i përket infrastruk­turës, mendoj se ka opsione për zgjidhje. Mendoj se mund të përballohe­t në fazën aktuale me përdorimin e godinave, që mund të jenë të disponuesh­me. Ne do të bashkëpuno­jmë me KLGJ-NË apo ministrin e Drejtësisë. Besoj se do të kemi mbështetje­n e plotë, që do të sigurohen nevojat e prokuroris­ë, të paktën në fazën kalimtare, derisa në një plan afatgjatë të vlerësojmë edhe nevojat për ndërtimin e godinave të reja. Këto janë çështje që ngelen për t’u zgjidhur, por e nevojshme në planin afatshkurt­ër, nevojat imediate mendoj se mund të realizohen dhe prokurorit­ë do të kenë infrastruk­turën e nevojshme për të ushtruar detyrën”, tha Kryeprokur­ori Çela. Teksa foli për vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin, Çela tha se prokurorët kanë mbështetje­n maksimale, ndërsa iu është kërkuar që të vlerësojnë maksimalis­ht ngjarjet e rënda dhe të bashkëvepr­ojnë me SPAK-UN.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania