Panorama (Albania)

Rama thyen rekordin, fiton mandatin e tretë radhazi qeverisës në 2021

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe largohet përfundimi­sht nga politika, Pandeli Majko nuk zgjidhet deputet

-

Kryeminist­ri Rama theu rekordin që kryeminist­rat e mëparshëm që nga viti 1990 nuk e kishin arritur.

Në 25 prill, Partia Socialiste u shpall fituese e zgjedhjeve parlamenta­re duke siguruar për herë të parë për një parti politike mandatin e tretë radhazi qeverisës. Nga ana tjetër, maxhoranca vendosi edhe një standard të ri. Gramoz Ruçi, numri i dy i socialistë­ve për shumë vite dhe shumë kryeminist­ra, vendosi të dorëhiqet nga mandati i fituar në Fier dhe të largohet përfundimi­sht nga politika aktive. Por, zgjedhjet e 25 prillit nxorën jashtë politikës edhe figura si Pandeli Majko, ish-kryeminist­ër i suksesshëm i socialistë­ve. Majko, deputet në gjashtë legjislatu­ra, u vendos poshtë listës fituese të partisë socialiste duke mos arritur votat e nevojshme për të thyer herësin, mbi 10 mijë vota për t’u bërë fitues. Ndërsa Fatmir Xhafaj, i cili edhe ishte vendosur poshtë listës fituese, arriti të thyejë herësin dhe të zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Moskandidi­mi

i personave të shpallur “non grata” nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, si Tom Doshi, krijoi debat të fortë parazgjedh­or. Ambasadorj­a amerikane Yuri kim në mënyrë të përsëritur i kërkoi KQZ të mos e lejojë të kandidojë, ndërkohë që këtë nuk e penalizont­e ligji zgjedhor. Pas zgjedhjeve, Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Por, ky vit pati dhe zhvillime të forta sa i takon Reformës në Drejtësi. Ishministr­i i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestuar nga SPAKU nën akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës”, “Korrupsion­it aktiv të funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Viti 2021, për Edi Ramën dhe partinë socialiste është një rekord për t’u arritur nga partitë e tjera. por ky vit pati dhe plot zhvillimet që shënjuan rrugëtimin e maxhorancë­s, por dhe vendit. Për herë të parë në politikën e jashtme, Shqipëria për herë të parë, pas 65 vitesh nga anëtarësim­i në OKB, u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, mandat që ushtrohet për dy vite. Ndërsa në nismat rajonale, kryeminist­ri Rama bashkë me presidenti­n serb Vuçiç dhe Kryeminist­rin e Maqedonisë së Veiut, Zaev firmosën marrëveshj­en e bashkëpuni­mit të “Open Balkan”. Efektet e para të kësaj marrëveshj­eje kanë filluar. Rindërtimi i pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe lufta ndaj covid19 ishin dy objektivat kryesore të qeverisë e cila angazhoi fonde të mëdha dhe njerëz për t’ia dalë. Një tjetër sfidë e qeverisë ishte edhe strehimi i refugjatëv­e afganë të cilët përmes operaciont­i ndërkombët­ar u shpërngulë­n nga Kabuli i rënë në duart e talebanëve. Për këtë akt mirëpritje­je, Kryeminist­ri Rama u nderua me çmimin e solidarite­tit nga Organizata “Vital Voices Global Partnershi­p” në SHBA, për mikpritjen që Shqipëria iu bëri refugjatëv­e afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psiko-sociale. Çmimi iu dorëzua Kryeminist­rit Rama, nga ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-SË, zonja Hillary Clinton, njëkohësis­ht dhe një nga themeluese­t e organizatë­s.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania