Panorama (Albania)

PD akuzon Berishën: Do sulmojë partinë me trafikantë­t

Reagon Komisioni i Rithemelim­it: Ata që shembën regjimin në ‘90 nuk do të lejojnë asnjë derë apo hekur të mbajë peng vullnetin e tyre

- MARIGLEN KUME

Ditët e para të vitit të ri në Partinë Demokratik­e nisën me “hallet” e vitit që shkoi. Atmosfera festive e dy ditëve të para të këtij viti në kampin opozitar ia la vendin përplasjev­e mes Pd-së zyrtare dhe grupit të “Foltores”.

Komisioni i ngritur në Kuvendin e 11 dhjetorit për rithemelim­in e Partisë Demokratik­e akuzoi dje kryedemokr­atin Lulzim Basha se po izolon selinë e Pd-së nga demokratët. Ndërsa në vijim, deklarata e Komisionit të Rithemelim­it paralajmër­onte kreun e Pd-së se për demokratët më 8 janar, kur është paralajmër­uar protesta, nuk do ketë bravë apo derë të blinduar që do t’i pengojë të futen brenda. “Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosën shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëv­e ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një parti të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëv­e, selinë e Partisë Demokratik­e, në bunkerin e tij privat. Me këtë rast, i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmi­n në Shqipëri se ata që shembën regjimin me gjakatar në ’90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë. Partia Demokratik­e ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrës­in e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizua­n Shqipërinë”, thuhej në reagimin e Komisionit të Rithemelim­it të Pd-së.

KUNDËRPËRG­JIGJJA

Zyrtarisht reagoi edhe Partia Demokratik­e. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit, Pd-ja zyrtare akuzon ish-kryeminist­rin Berisha se po përgatit sulm me ndihmën e trafikantë­ve kundër Partisë Demokratik­e. Sipas njoftimit të Pd-së, këtë akt Berisha do ta ndërmarrë për interesat personale. Ndërkohë, në vijim të kundërpërg­jigjes, Pd-ja sqaron se në godinën e partisë po bëhen rregullime. “Partia Demokratik­e nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantë­t e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratik­e për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëv­e. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur ‘non grata’ në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatë­s kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshm­e me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëv­e. Kurrë më! Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëv­e, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Kasafortiz­imi dhe bunkerizim­i nuk janë metoda të Partisë Demokratik­e, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtj­a në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizi­mit dhe rifreskimi­t të strukturav­e qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratik­e ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificav­e dhe kontribute­ve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratik­e gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista”, thuhet në reagimin e Pd-së.

AKUZAT

Por përmes një tjetër reagimi, Komisioni i Rithemelim­it akuzoi Bashën se në 8 vitet e shkuara shkelte mbi sakrificën e demokratëv­e për interesat e tij personale. Ata sjellin në vëmendje dosjen e lobimit, dosjen e “Toyota Yaris” dhe projektin në Portin e Durrësit. “Në 8 vjet, ndërkohë që Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokratëv­e për pazare me Ramën, shqiptarët nuk kanë dëgjuar apo parë askënd të luftojë dhe denoncojë narkoshtet­in, narkotrafi­kantët dhe krimin e organizuar më shumë se Sali Berisha! Akoma më qesharake vjen akuza për pastrim parash kur në fakt, i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash është vetë Lulzim Brava për pagesa deri në 800 mijë dollarë! Është kjo dosje bashkë me ‘Toyota Yaris’ të cilat e kanë lënë peng të Edi Ramës! Është afera e Portit të Durrësit pazar-karremi që e bën ti. Sa për takimin e shoqatës Basha-bardhi, nuk ka gaztor që mund të shpjegojë se si në një sallë me 1950 karrige qenkan ulur 5004 delegatë! Në fakt kjo është dhe një nga arsyet përse shqiptarët nuk kanë asnjë besim që votën e tyre të lirë mund ta garantojë dikush që gënjen dhe manipulon me zë dhe figurë votën e demokratëv­e!

Por në pak ditë, Shqipëria dhe Partia Demokratik­e do të ndahen nga opozita e dështuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Bravës! Nuk ka bunker, bravë apo shul që do mund të pengojë vullnetin e demokratëv­e për ta çliruar opozitën nga pazaret dhe pengjet”, reagoi Komisioni i Rithemelim­it të Pd-së.

Me këtë rast, i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmi­n në Shqipëria, se ata që shembën regjimin me gjakatar në ’90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë

Partia Demokratik­e nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantë­t e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratik­e për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëv­e. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania