Panorama (Albania)

Çfarë tregoi skandali me pagat në shtet

Databaza me politikanë, biznesmenë e qytetarë në janar-prill

-

Skandali i “patronazhi­stëve” u përsërit nga një tjetër skandal i rrjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë, pagat mujore të të cilëve tani janë vetëm një kërkim automatik larg. Databaza me të dhënat e pagave të mbi 690 mijë qytetarëve tregoi hierarkinë dhe nivelin e rrogave të zyrtarëve shtetërorë dhe pagën e vetëdeklar­uar nga biznesmenë e qytetarë të thjeshtë. Të dhënat që qarkulluan në një dokument në formë “Exel”-i në javën e fundit të dhjetorit treguan më së shumti një fryrje të administra­tës shtetërore dhe pagat e krerëve të institucio­neve dhe punonjësve. Ajo listë e pagave për janarin dhe dhjetorin tregoi se me pagën më të lartë rezulton të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga Kryeminist­ri Edi Rama me një pagë mujore prej 228 730 lekësh. Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka një pagë të deklaruar në muajin prill prej 150,000.00 lekësh në muaj për pozicionin “kryetar i një partie politike”. Po ashtu, databaza tregoi se ka biznesmenë, drejtues mediash, moderatorë emisionesh, gazetarë apo analistë të cilët kanë një pagë disa milionë lekë në muaj. Paga më e lartë e evidentuar në databazën që qarkullon në “Whatsapp” është ajo prej 24,756,130.00 lekësh për muajin janar. Publikimi i këtyre të dhënave nxori në pah edhe numrin e lartë të këshilltar­ëve të institucio­neve dhe pagat e tyre. Sipas databazës, bashkitë rezultojnë me këshilltar­ë po aq sa qeveria. Kryetarët e bashkive marrin këshilla prej të punësuarve të tyre, të cilët kanë një pagë të ndryshme në varësi të llojit të këshillimi­t apo edhe bashkive. 121,000 është paga bruto maksimale për një këshilltar të një kryetari bashkie. Paga më e lartë jepet në Bashkinë e kryeqyteti­t. Por këshilltar­ë kanë edhe ministrat, të cilët sipas analizës së bazës së të dhënave, rezulton se kanë më shumë sesa shefi i tyre. Nga taksat e shqiptarëv­e për të këshilluar kreun e qeverisë për politikat e tij shërbejnë 5 persona, me pagë bruto maksimale prej 173,300 lekësh në muaj. Këshilltar­i i parë në Ministrinë e Mbrojtjes ka një pagë bruto prej 255,730 lekësh të rinj në muaj. Databaza zbuloi edhe pagat e institucio­neve të reja të drejtësisë (SPAK, Prokuroria e Përgjithsh­me etj.), që arrinin deri në mbi 500 mijë lekë. Në të njëjtën databazë u bënë publike edhe pagat e Vip-ave, rroga mujore e të cilëve arrinte deri në mbi 1 milion lekë.

 ?? ?? Meta dhe Rama
Meta dhe Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania