Panorama (Albania)

Pandemia, kërcënimi nga variantet e reja të koronaviru­sit

-

Një variant i ri i koronaviru­sit me 46 mutacione është zbuluar në Francë. Studiuesit thanë se është shumë herët për të vlerësuar tiparet e tij. Varianti i ri, i quajtur B.1.640.2, shkruan “Zëri Amerikës”, u zbulua në 12 pacientë që jetonin në të njëjtën zonë gjeografik­e në Francën Juglindore, tha një ekip shkencëtar­ësh javën e kaluar. Ky variant lidhet me linjën e B.1.640, e cila u klasifikua si një variant nën monitorim nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së në nëntor. Pacienti i parë i identifiku­ar me variantin e ri ishte një i rritur, i cili ishte i vaksinuar dhe ishte kthyer në një fshat francez nga një udhëtim në Kamerun. Ai shfaqi simptoma të lehta të vështirësi­së në frymëmarrj­e një ditë përpara diagnostik­imit. Analiza e gjenomit zbuloi se virusi i këtij lloji të veçantë ka 46 mutacione, thanë studiuesit. “Është shumë herët për të spekuluar mbi tiparet virologjik­e, epidemiolo­gjike apo klinike të këtij… varianti bazuar në këto 12 raste”, shkruan ata. “Në përgjithës­i, këto vëzhgime tregojnë edhe një herë paparashik­ueshmërinë e shfaqjes së varianteve të reja SARSCOV-2 dhe vështirësi­në për të kontrollua­r përhapjen”. Sipas “Daily Mail”, varianti i ri me 46 mutacione mendohet se e bën atë edhe më rezistent ndaj vaksinave aktuale. Por ka pak shenja që ky po konkurron variantin dominues Omicron, i cili tani përbën më shumë se 60 për qind të rasteve në Francë. Varianti i ri u zbulua nga akademikët e bazuar në “IHU Mediterran­ee Infection” më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi. Ai ende nuk është detektuar në vende të tjera ose nuk është emërtuar si një variant nën hetim nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së. Testet e kryera deri më tani tregojnë se varianti i ri mbart mutacionin E484K, që mendohet se e bën atë më rezistent ndaj vaksinave. Varianti gjithashtu ka mutacionin N501Y, zbuluar për herë të parë në variantin ‘Alpha’ – që ekspertët besojnë se mund ta bëjë atë më të transmetue­shëm. Shkencëtar­ët në mbarë botën kanë qenë në vigjilencë të lartë për mutacione të reja të koronaviru­sit, sepse ato mund të prodhojnë variante që janë më infektuese dhe rezistente ndaj vaksinave. Shfaqja e Omicron, i klasifikua­r si një variant shqetësues nga OBSH në nëntor, bëri që shumë vende të mbyllnin kufijtë e tyre dhe të shtrëngoni­n masat për të kontrollua­r pandeminë. Franca ka mbikëqyrje të mirë për variantet e Covid-19, që do të thotë se çdolloj i ri mutant kapet shpejt. Në Britani rreth tri në dhjetë raste kontrolloh­en për variante të reja. Omicron – ose B.1.1.529 – mbart rreth 50 mutacione dhe duket se është më i transmetue­shëm te personat që tashmë kanë një nivel imuniteti. Por një numër në rritje i studimeve po vërteton se ka gjithashtu shumë më pak gjasa të shkaktojë sëmundje të rënda te të infektuari­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania