Panorama (Albania)

Dëshmia e të afërmit: Shkoi për të takuar një person, erdhi i plagosur

-

SHKODER- Policia vendore e Shkodrës vetëm 15 orë pas ngjarjes ka arritur që të ketë prova të besueshme se plagosja e Vinçens Pirolit ka ndodhur pikërisht në këtë qytet. Pavarësish­t indicieve të deritanish­me, forcat e Policisë ende nuk kanë gjetur vendin e saktë se ku mund të jetë plagosur 34-vjeçari, por nisur nga kamerat e sigurisë por edhe dëshmi të ndryshme, efektivët kanë ngritur prova të besueshme se plagosja ka ndodhur në Shkodër. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e personit që e transporto­i Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës. Ky person quhet Mark Nika dhe është kushëri i 34-vjeçarit. Shtetasi Mark Nika ka deklaruar se së bashku me Pirolin janë nisur nga Lezha drejt Shkodrës pasi 34vjeçari i kishte thënë se do të takonte një person. “Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçalleku­t, që është edhe hyrja e Shkodrës, Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen, sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur te Spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në Spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij për Policinë shtetasi Mark Nika. Por ky nuk ka qenë versioni i vetëm i Nikës rreth ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se ai ka dhënë dëshmi kontradikt­ore në lidhje me vendndodhj­en e atentatit, duke treguar vende të ndryshme, por gjithsesi në zonën e Shkodrës, por gjithnjë i ka qëndruar versionit se nuk e dinte se kush e kishte qëlluar dhe as arsyet. Kontradikt­or, kushëriri i 35vjeçarit ka qenë edhe për arsyen se pse e dërgoi në Spitalin e Lezhës dhe jo të Shkodrës, duke theksuar në një rast se “ashtu ma mori mendja”, e në një rast tjetër ka përmendur elementin e sigurisë. S.n

 ?? ?? Urgjenca e Lezhës
Urgjenca e Lezhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania