Panorama (Albania)

Në kërkim për vrasjen e kryekomisa­rit, kapet në Gjermani

Genc Tafili duhet të kryejë edhe 6 vite burg, u lirua para kohe nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion

-

I shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e kryekomisa­rit të Shkodrës, Arben Zylyftari, Genc Tafili ka përfunduar në prangat e autoritete­ve gjermane për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tafili është arrestuar në aeroportin e Frankfurti­t, ku synonte të udhëtonte drejt Turqisë për të kaluar festën e ndërrimit të viteve. Pas kontrollev­e, ai ka rezultuar me kartelë të kuqe në listën e Interpolit. Tafili rezulton në kërkim për vrasje, pasi akuzohet se bashkë me të vëllain, Admir Tafili, kanë vrarë kryekomisa­rin e policisë, Arben Zylyftari. “Falë bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës, me homologët dhe me agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar për vrasje. Si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër”, sqaroi Policia e Shtetit.

LIRIMI NGA QELIA

Genc Tafili u dënua me 25 vite burg për vrasjen e komisarit

SPAK rihap dosjen për vrasjen e Arben Zylyftarit

Më 8 dhjetor të vitit të shkuar, Prokuroria Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar vendosi që të rihapë dosjen e vrasjes së kryekomisa­rit të Shkodrës, Arben Zylyftari. Rihapja e hetimeve ka ardhur me kërkesë të të dënuarve për vrasjen e tij, Admir dhe Genc Tafili. SPAK vendosi të rihapë hetimet pasi palët në këtë proces kanë pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur prej asaj dite dhe nëse SPAK ka rimarrë në pyetje personat të cilat kanë dijeni për ngjarjen. SPAK ka marrë në pyetje edhe Sokol Koçiun, ish-zyrtar i lartë i policisë. Po ashtu SPAK ka sqaruar se për këtë ngjarje ka pasur mbi dhjetëra kërkesa për ta rihetuar nga vetë Admir Tafili, i cili e mohon të ketë lidhje me krimin. Kryepolici­t i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

të policisë Arben Zylyftari në vitin 2000 në Shkodër, gjatë një shkëmbimi zjarri. Vendimi nga Gjykata e Lartë u mor në vitin 2002. Por, më 7 nëntor të vitit 2017, u lirua me kusht nga gjykatësja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha. Vendimi u mor pasi Genc Tavili kreu 17 vite prapa hekurave. Në atë kohë, Prokuroria e Krujës tha se vendimi është marrë në kundërshti­m të hapur me ligjin. Vendimi i gjyqtares Hoxha, e cila aktualisht është në burg nën

akuzën e korrupsion­it, u ankimua nga Prokuroria në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, por para se Apeli i Tiranës të merrte vendimin e rikthimit në qelit, Tafili ishte arratisur jashtë vendit. Policia e Shtetit sqaroi gjithashtu se Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me agjencitë ligjzbatue­se, vijon punën për plotësimin e dokumentac­ionit,

me qëllim ekstradimi­n e këtij shtetasi në Shqipëri, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.

ADMIR TAFILI I DËNUAR ME BURG PËRJETË Genc Tafili është vëllai i Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë edhe vrasjen e kryekomisa­rit. Admir Tafili është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të “tritolit”,

duke dhënë porosi nga burgu për vrasjen e Ibrahim Manit. Ai është akuzuar për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000, ku i përfshirë rezulton edhe vëllai i tij, Genci. Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u përball me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Behar Tafili dhe djali i tij Admir Tafili. Behar Tafili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Në operacion u vra, përveç komisarit Zylyftari, edhe Bahri Tafili, babai i të dënuarve. Emri i Admir Tafilit u rikthye sërish në vëmendjen e medias më 23 nëntor të vitit të shkuar, pasi në qelinë e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, u gjet një pajisje e modifikuar me anë të së cilës, Tafili arrinte të komunikont­e me persona të ndryshëm. Ngjarja datonte në muajin prill të vitit 2021, kur njëri nga gardianët e këtij institucio­ni dërgoi në qelinë nr. 4 të Tafilit një dekoder elektronik televiziv, i cili dërgonte në qeli sinjalin televiziv. Hetimet për rastin janë marrë përsipër nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Pajisja e modifikuar po i nënshtrohe­t një ekspertize të mirëfilltë nga specialist­ët më të mirë në vend dhe nga të huaj për të zbuluar bisedat e Tafilit, çfarë ka folur ai me të dënuar të tjerë apo individë të shpallur në kërkim, brenda dhe jashtë vendit. Hetimet e thelluara synojnë të zbulojnë fillimisht kush e futi pajisjen elektronik­e në qelinë e të dënuarit. Sekuestrim­i i procesverb­aleve dhe dokumentac­ionit të kohës kur pajisja u dërgua në qeli do të zbulojnë gardianin që e dërgoi atë brenda, duke gjetur nga erdhi ajo, ku është blerë, a e dinte roja se dekoderi ishte i modifikuar etj. SPAK ka dyshime të forta se pajisja jo vetëm i ka shërbyer Tafilit për të biseduar me zë dhe figurë me “miqtë e tij”, por ajo ka regjistrua­r edhe bisedat. Kjo besohet të çojë hetuesit në zbulimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda në vend apo porositë që ka dhënë Tafili për realizimin e qëllimeve të tij. Një zyrtar i këtij burgu tha se ka dyshime të forta se pajisja do të zbardhë dhe aktivitete të tjera kriminale të Tafilit apo “rrjetit” të tij kriminal në vend apo jashtë kufijve. Mendohet se ai kishte planifikua­r të tjera ngjarje të rënda. Madje dyshohet se “greva” e fundit në këtë burg lidhej pikërisht me përpjekjen e tij që të mos zbulohej pajisja. Gjetja e kësaj pajisjeje dhe problemet e krijuara kohët e fundit në Burgun e Sigurisë së Lartë mund ta çojnë Admir Tafilin në izolim të plotë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Genc Tafili
Genc Tafili
 ?? ?? Admir Tafili
Admir Tafili
 ?? ?? Arben Zylyftari
Arben Zylyftari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania