Panorama (Albania)

Kokaina u nis nga Ekuadori, shoferi tjetër: Lajmin e mora vesh nga pronari

-

Hasan Salihu, i cili është një nga tre personat e arrestuar në lidhje me trafikun e sasisë së madhe të kokainës nga Amerika Latine, thotë se katër personat kanë qenë të maskuar dhe të moshës nga 30 deri në 40 vjeç, duke shtuar se nuk i ka njohur ata. Në dëshminë e dhënë, ai pretendon se nuk e ka njoftuar Policinë pasi katër personat e kanë kërcënuar me jetën e familjes së tij. Por, përpos kësaj, Salihu rezulton të ketë njoftuar menaxherin e kompanisë së bananeve, Marson Murataj, gjithashtu i arrestuar nga Policia.

DËSHMIA

“Në datë 28.12.2021, rreth orës 05:30, kam dalë nga banesa dhe pasi kam çuar nusen në punë në Kombinat, kam shkuar në punë në Vaqarr dhe kam marrë trajlerin me targa AA 126 RE dhe karrocën ABR604 dhe kam shkuar në Portin e Durrësit, ku kam marrë një kontejner me banane, të cilin e solla te magazinat rreth 11:00, ku, pasi kam shkarkuar rreth 2 orë, jam nisur përsëri për në Durrës për rrugën e dytë, ku do të merrja një kontejner me banane përsëri në port. Nga Vaqarr jam nisur për të bërë rrugën e dytë rreth orës 13:30-14:00 dhe kam shkuar në Portin e Durrësit. Pasi kam shkuar në port kam lënë kontejneri­n bosh dhe jam futur të merrja atë plot. Pasi preva fletën e skanerit te dogana jam nisur me kontejneri­n dhe trajlerin

Tre persona u arrestuan në lidhje me kapjen e sasisë prej 119 kg kokainë në magazinat e kompanisë “Zico” me pronar Trifon Murataj. Në pranga përfundoi menaxheri i kompanisë, Marson Murataj, dhe dy shoferët, Hasan Salihu, 63 vjeç, dhe Gëzim Kalaja, 31 vjeç. Ky i fundit thotë se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me trafikun e sasisë së madhe të kokainës dhe se e ka marrë vesh lajmin nga pronari i kompanisë, i cili ka zhvilluar me stafin një mbledhje online të nesërmen, duke sqaruar se çfarë kishte ndodhur. Pavarësish­t kësaj, Gjykata e ka lënë në burg bashkë me dy personat e tjerë. Kontejneri me banane, të cilat në tregun shqiptar njihen me emrin “Banaking”, u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Portin e Durrësit. Ishin autoritete­t italiane ato që kishin

me targa AA 126 RE dhe karroceri ABR604 për në skanim të kontejneri­t dhe mjetit. Kam dorëzuar letrat aty dhe kam bërë skanimin, kam pritur rreth 30 minuta për letrat e doganës dhe pasi më ka dhënë fletëdalje­n, jam nisur për Tiranë rreth orës 17:30 dhe kam dalë në Shkozet-katër Rrugët e Shijakut - te vila “Gold” dhe u futa rrugës së vjetër për nga Ndroqi për të shkuar në magazina në Vaqarr. Duke ikur rrugës, në karburant “Kastrati” në Romanat kam ulur shpejtësin­ë se ishte trafik dhe për një moment kam parë se para makinës trajler më kanë dalë 4 veta, të cilët ishin të moshës 35-40 vjeç të veshur me rroba të zeza dhe të konstatuar mungesën e plumbçes që mbyll kontejneri­n me banane. Sasia e drogës së trafikuar mendohet të jetë më e madhe dhe se katër personat e maskuar që kanë zhvilluar kontrollin në kamion, mendohen të kenë tërhequr pjesën më të madhe të lëndës narkotike. Shoferi Salihu ka lajmëruar të nesërmen për atë çfarë ka ndodhur dhe se kompania ka lajmëruar Policinë pasi futjes së arkave me banane brenda magazinave të saj. Nga hetimet, rezulton se shoferi tjetër i arrestuar i ka çuar gomat rezervë kolegut të tij në fshatin Romanat ku ka ndodhur ndërhyrja e personave të maskuar, të cilët mësohet se i kanë thënë shoferit se “ne jemi shteti”. Kur forcat e rendit ndërhynë, në 7 arka të fshehura poshtë bananeve, u zbuluan 100 pako me lëndë narkotike të llojit kokainë.

maskuar me kapuç dhe me një bluz golf të zi, kishin mbuluar fytyrën. Këta persona pasi më dolën para makinës, më zunë në rrugë e më thanë ‘jemi shteti, hape krahun këtu’ dhe në sediljen e parë të pasagjerit më ka hipur njëri. Në këtë situatë unë kam hapur krahun në hyrje të një karburanti, dhe një nga këta 4 persona më tha ‘mbylle gojën ose do të zhduk me gjithë familjen, po

RAJET SHPK njofton se duke filluar nga data do te jenë si vijon:

e hape gojën’. Tre personat e tjerë kanë bërë kontroll në kontejner, kanë hapur derën dhe janë futur brenda në kontejner ku kanë bërë kontroll për 30 minuta. Më pas kanë zbritur ky personi që ishte në kabinë dhe të 4 janë larguar në drejtim të rrugës nacionale për Durrës. Unë kam zbritur nga makina dhe pashë gomat e krahut të pasagjerit që ishin gati si të rëna dhe kam shkuar te dera e kontejneri­t dhe kam parë që arkat me banane i kishin lëvizur dhe pasi i kam sistemuar, kam mbyllur derën dhe më goma të rëna jam nisur në drejtim të karburant “Shaba Oil”, mos gaboj. Aty te ky karburant kam hapur krahun se kishte ndriçim dhe kam njoftuar përgjegjës­in të më sillnin goma. Përgjegjës­i Edi Shkreta më ka thënë se gomën po ta sjellë një shofer tjetër i firmës, Gëzim Kalaja. Duke pritur aty rreth 2 orë, ka ardhur Gëzim Kalaja, më ka sjellë dhomën dhe i kemi kërkuar një gomisti nga Durrësi të na ndërronte gomën. Pasi kam ndërruar gomën jam nisur së bashku me shtetasin Gëzim Kalaja në drejtim të magazinave në Vaqarr ku kam shkuar rreth orës 21:30. Pasi kam parkuar makinën, kam shkuar në shtëpi i stresuar. Pasi kam folur atë natë, në mëngjes i kam rënë në telefon shtetasit Marson Murataj dhe ishte në gjumë. Më pas kam shkuar e kam prit te shtëpia se ka dalë dhe i kam thënë se kështu ndodhi mbrëmë siç e përshkrova më lart dhe ata personat e mbrëmshëm më thanë se po fole do të zhdukim me të gjithë familjen. Më pas me menaxherin Marson Murataj kam shkuar te pika në Vaqarr dhe mua më ka dhënë urdhër të shkoja në shtëpi të pushoja. Sot me datën 30.12.2021 më kanë njoftuar të paraqitesh­a në punë në Vaqar ku edhe erdha”, thuhet në dëshminë e dhënë.

 ?? ?? Kamioni me banane gjatë skanimit
Kamioni me banane gjatë skanimit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania