Panorama (Albania)

Dua Lipa, ylli që e duan të gjithë, promovon Shqipërinë

Kush mund të jetë personazhi i vitit përveç saj?

-

E ka ndezur këtë verë Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka treguar se nuk është vetëm një këngëtare e shkëlqyer, një yll gjithnjë në ngritje, që ka fituar zemrën e gjithë botës, por po ashtu edhe një bamirëse dhe promovuese e bukurive natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.

Në muajin korrik ajo ka ardhur në Tiranë të ndjekë nga afër punimet për ngritjen e një kopshti për fëmijë, me mbështetje­n financiare të Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua, i cili përqendroh­et në Kosovë dhe Shqipëri. “Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri, për të parë ecurinë e ndërtimeve për ‘Sunny Hill Kindergart­en’ në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona ‘Lutu për Shqipërinë’, bluza që i krijova me miqtë e mi, dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ajo ka zgjedhur që një pjesë të pushimeve të saj verore t’i kalojë pikërisht në Shqipëri, kryesisht në bregdetin jonian, por nuk kanë munguar edhe takimet me personalit­ete të politikës në Tiranë.

Ajo ka takuar Kryeminist­rin Edi Rama, i cili pas takimit me të shkroi: “Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike!”.

Po ashtu, e shoqëruar me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid, ajo ka takuar në muajin korrik kryetarin Erion Veliajn. Kryetari i Bashkisë

i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së Mesme. Ndërsa Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10en e Billboard 200.

Por çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj kanë qenë fotografit­ë që ajo ka hedhur gjatë pushimeve, teksa ishte e shoqëruar nga prindërit dhe nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 22 vjeç, i cili është vëllai më i vogël i modeleve Bella dhe Gigi Hadid.

Aq shumë është kënaqur Dua, saqë shkruante: “Nuk dua të largohem kurrë!”.

 ?? ?? Dua Lipa, duke folur në konferencë shtypi gjatë vizitës së saj në Tiranë, korrikun e kaluar
Dua Lipa, duke folur në konferencë shtypi gjatë vizitës së saj në Tiranë, korrikun e kaluar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania