Panorama (Albania)

Nedim Bajrami, për fantazisti­n në skenë del pista Sasuolo

-

Merkatoja në Serinë A është hapur zyrtarisht dhe ndër emrat që përfliten për një largim janë edhe ata të dy lojtarëve të Kombëtares, Nedim Bajrami, për të cilin interesohe­t seriozisht Sasuolo, si dhe Marash Kumbulla, që nuk po gjen hapësira dhe Fiorentina kërkon të përfitojë.

Bajrami - Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishë­m të Empolit, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet këtë sezon, ku me golat edhe asistet e tij i ka dhuruar pikë me vlera ekipit toskan. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Alesandro Dionisi, ish-trajneri i Empolit, aktualisht me Sasuolon, po e ndjek me mjaft interes trekuartis­tin e Kombëtares shqiptare për ta afruar në merkaton e janarit. Gjithsesi, ekipi toskan nuk dëshiron të privohet nga 22-vjeçari shqiptar, i cili konsideroh­et një nga lojtarët e rëndësishë­m të skuadrës. Bajrami në këtë sezon me Empolin është aktivizuar në total në 17 ndeshje, duke realizuar 4 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.

Kumbulla - Marash Kumbulla u ka bërë të ditur drejtuesve të Romës pak ditë më parë se nuk dëshiron të lëvizë në merkaton e janarit, pasi do të synojë të fitojë hapësira me Zhoze Murinjon. Por kjo nuk ka zbehur aspak interesimi­n e klubeve të tjera italiane për futbollist­in. Gjatë ditëve të kaluara kanë dalë në skenë shumë emra skuadrash që janë të gatshme të presin krahëhapur mbrojtësin. Por në majë të listës është pa dyshim Fiorentina, e cila raportohet se po mendon seriozisht që të bëjë një ofertë për lojtarin dhe klubin e Romës. Mediat e qytetit të Firences bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit në fjalë kanë ndjekur me interes Kumbullën që në vitet e tij te Verona dhe kishin tentuar ta afronin dy vite më parë, kur ai zgjodhi ofertën e verdhekuqv­e. Tani do të bëhet një përpjekje tjetër, ndoshta e përqendrua­r më shumë për verën, pasi e shohin lojtarin si një investim afatgjatë për të ardhmen, ku Fiorentina kërkon që të bëhet faktor në futbollin italian dhe të synojë kualifikim­in në Ligën e Kampioneve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania