Panorama (Albania)

Prezantohe­t Kallaku, gati divorci me Kaçen

Korçari drejt largimit, diskutohet vetëm aspekti financiar

-

Sherif Kallaku është zyrtarisht pjesë e Partizanit dhe ka nisur përgatitje­t me skuadrën për pjesën e dytë të këtij sezoni 2021-2022.

Paraditen e djeshme fantazisti është vendosur për herë të parë në urdhrat e trajnerit të ri, Dritan Mehmeti dhe ka kryer stërvitje të plotë dhe normale trajnimi me pjesën tjetër të ekipit. Gjatë seancës u vu re se do t’i duhet edhe pak kohë të përshtatet dhe të njihet me shokët e ekipit. Gjithsesi, në disa momente ai i tregoi qartë cilësitë e tij duke u dhënë shokëve vertikaliz­ime mjaft të bukura dhe duke lëshuar disa goditje “të telekomand­uara” në trekëndësh­in e kuadratit. Fantazisti vjen te Partizani pas një gjysmë sezoni mesatar te Teuta, ku dhuroi 5 asiste dhe shënoi 1 gol në 15 javë kampionat, me durrsakët, që në tërësi kanë vuajtur për të gjetur stabilitet në lojë dhe rezultate. Te Partizani, Kallaku gjen një ekip që luan më shumë me topin, një avantazh për të riun nga Fushë-kruja, i cili është gjithmonë i rrezikshëm me sferën në këmbë. Pasditen e djeshme, pak orë pas përfundimi­t te stërvitjes, Partizani ka vendosur ta zyrtarizoj­ë Kallakun përmes një postimi në rrjetet sociale. Klubi konfirmon se Kallaku vjen në huazim nga Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të sezonit aktual. “Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshj­es me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperienc­ave të suksesshme në kampionati­n tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës, si dhe jashtë vendit te Lokomotiva e Zagrebit. Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese kanë arritur marrëveshj­en me klubin kroat të Lokomotivë­s së Zagrebit për huazimin e 23-vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollist­ik”, shkruhet në komunikatë­n e klubit të Partizanit, që me afrimin e Kallakut bën të tijin një nga lojtarët më të mirë që tregu i transferim­eve të janarit vinte në dispozicio­n.

KAÇE DREJT LARGIMIT – Ardhja e Sherif Kallakut

Specia-verona, Manaj varet nga tamponi

Rei Manaj vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19, por po e kalon atë pa asnjë problem. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Liguria teksa me anë të një komunikate zyrtare njoftoi se tre lojtarë janë evidentuar të jenë pozitiv pas tamponëve të kryera, ku midis tyre është dhe sulmuesi lushnjar, Rei Manaj. Kanë kaluar disa ditë dhe shqiptari nuk ka pasur asnjë simptomë dhe sot, një ditë përpara ndeshjes së nesërme ndaj Veronës, Manaj do të testohet sërish për të parë nëse do të rezultojë negativ, për t’u bashkuar më pas me pjesën tjetër të ekipit. Një pengesë për Manaj që sapo kishte fituar vendin e titullarit në skuadër dhe po jepte paraqitje të mirë në fushë. jep sinjale të qarta se ndarja e Ergys Kaçes me Partizanin mund të ndodhë që në janar, me të riun nga Fushë-kruja që është gati të zërë vendin e korçarit te të kuqtë. “Panorama Sport” ka mësuar prej ditësh se Partizani ka në plan largimin e tij, megjithëse nuk është e thjeshtë. Financat janë problemi kyç. Mes palëve po negociohen kushtet ekonomike për këtë divorc dhe ende nuk ka tym të bardhë për ndarjen. Kaçe nga ana tjetër vazhdon të stërvitet me skuadrën dhe pret që klubi dhe përfaqësue­sit e tij të zgjidhin situatën. Për mesfushori­n, prej ditësh ka mbërritur një ofertë nga Greqia, ku Apollon Smirni kërkon ta bëjë pjesë të ekipit. 28-vjeçari e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në vendin fqinj, ku ka luajtur me ekipe si PAOK, Panathinai­kos apo AE Larisa.

Polaku Bednarek për Brojën: Do të bëhet lojtar i madh

Jan Bednarek, mbrojtësi polak, pjesë e Sauthempto­n, ka vlerësuar sulmuesin shqiptar Armando Broja, duke u shprehur se e pret një e ardhme e ndritur përpara. “Broja po bëhet gjithnjë e më i mirë. Ai është një lojtar i madh dhe po mëson shumë shpejt. Në fillim të sezonit pati vështirësi të përshtatej, pasi në Premier Ligë ka tjetër intensitet. Faza e vështirësi­së ka kaluar tashmë për Brojën dhe ne e shohim këtë në çdo ndeshje apo në stërvitje, ku ai përmirësoh­et çdo ditë. Broja ka një të ardhme të ndritur para tij”, u shpreh Bednarek. 20-vjeçari ka shënuar katër gola në Premier Ligë dhe ka marrë vlerësime të shumta ndeshje pas ndeshje.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania