Panorama (Albania)

Historia e përplasjes ligjore mes Policisë e Murrizit

Dy vite më parë, Murrizi kallëzoi në SPAK tenderin e uniformave

-

Për herë të parë Policia e Shtetit ka kallëzuar penalisht një ish-deputet, duke përdorur vetëdeklar­imet në formularin e pasurisë që plotëson në ILDKPI çdo i zgjedhur apo funksionar i lartë publik. Në raste të rralla ka qenë vet ILDKPI-JA, e cila ka kërkuar hetim të thelluar nga Prokuroria për subjektet e saj të cilët kanë krijuar dyshime të arsyeshme për fshehje të pasurisë. Marrëdhëni­a e Murrizit me Policinë e Shtetit ka nisur herët që në vitet e para të pluralizmi­t. Murrizi ka qenë pjesë e strukturës së Policisë Financiare në vitet ‘93-‘96. Ndërkohë, vëmendjen e tij ndaj uniformave blu Murrizi nuk e ka shkëputur as kur mbante mandatin e deputetit.

PADIA E PARË Në mandatin e fundit 2017-2021, Murrizi bëri edhe një kallëzim penal në SPAK për funksionar­ët e Policisë së Shtetit. Në gusht të vitit 2020, ish-deputeti Murrizi dhe Halit Valteri depozituan në SPAK kallëzim penal për tenderin e uniformave të Policisë. “Sipas deklaratës sime në seancën e ditës së mërkurë, për tenderin e folur të uniformave të Policisë së Shtetit, i hapur si ofertë që vitin e kaluar, me katër faza për këta vite, i reduktuar në artikuj, rreth 239 mijë artikuj më pak dhe ka ruajtur të njëjtën vlerë. I parë nga ana jonë dhe nga dashamirës, të cilët na kanë informuar me informacio­ne dhe dokumentet përkatëse, erdhëm t’i drejtohem SPAK-UT ta marrë në hetim si çështje dhe të shikojmë nëse është e vërtetë çka kam artikulua unë në Parlament apo jo”, tha Murrizi pasi depozitoi padinë më 3 gusht të vitit 2020. Më tej, ai tha se kanë mbledhur fakte për këtë shoqëri dhe presin që SPAK-U të hetojë për të zbuluar aferat korruptive. “Ka personazhe konkrete, sepse Komisioni i Blerjeve të Brendshme ka kryetar, ka anëtar, janë 5 anëtarë. Vetëm në këtë tender diferenca midis linçimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4-5 milionë euro”, vijoi denoncimi i Murrizit në atë kohë. Por vetëm 4 muaj pasi u zhvesh nga imuniteti i deputetit, Sektori i Krimit Ekonomik duket se i ka kthyer reston Murrizit, duke e çuar në Prokurori me akuzën e fshehjes së të ardhurave. Po ashtu, Policia e akuzon Murrizin se ka qenë i dënuar në 2006 me 3 vite burg. Por në fakt, në vitin 2017, kur Murrizi mori mandatin e deputetit, ishte në fuqi ligji i dekriminal­izimit që ndalon personat e dënuar me formë të prerë.

Policia e akuzon Murrizin se ka qenë i dënuar në 2006 me 3 vite burg. Por në fakt, në vitin 2017, kur Murrizi mori mandatin e deputetit, ishte në fuqi ligji i dekriminal­izimit që ndalon personat e dënuar me formë të prerë

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania