Panorama (Albania)

Sekretari i FRPD: 66 emra nga 100 të verifikuar nuk ekzistonin

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i FRPD-SË, Grigels Muçollari, denoncoi sekretarin e Përgjithsh­ëm të Pd-së, Gazment Bardhi, për emrat e publikuar të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit të thirrur nga kryesia dhe kryedemokr­ati Basha. Sipas Muçollarit, nga verifikimi i 100 emrave në Gjendje Civile, 66 ishin emra të shpikur. Ka thënë 4237 emra që pretendon se kanë qenë të pranishëm në datën 18 dhjetor në antikuvend­in e tyre, delegatë që Bardhi i ka lexuar janë 1534 ku ndër këta mbi gjysma s’kanë qenë të pranishëm aty. Mbi 200 anëtarë Bardhi i ka lexuar 3-4 herë për të rritur në mënyrë artificial­e prezencën, si Amarda Shanaj, Arben Shkoza, Arjan Axhiku, Arjan Karriqi, Artan Lika etj. Ka bërë tjetër edhe që 831 emra i ka sajuar përçudnuar emrat në mënyrë të qëllimshme. “Këta njerëz nuk ekzistojnë s’janë njerëz realë, janë emra që s’janë anëtarë Kuvendi as anëtarë të Pd-së janë shtuar në mënyrë artificial­e. Ne verifikuam 100 emra në Gjendje Civile, nga këta 66 janë emra të shpikur që nuk ekzistojnë, por edhe mund të kenë vdekur, fantazinë e kanë zero për të krijuar edhe një emër të bukur. Hetoni e nxirrni të vërtetën”, tha ai. Ndërkohë që ish-deputetja e

Pd-së, Mimoza Hajdarmata­j, tha: Duhet të ishte gjithë kjo javë një javë punimesh dhe të kishim një seli të hapur që demokratët të përgatiten për aksionin e madh, por vetëm në këtë seli nuk përgatitet më asnjë aksion kundër qeverisë. Nesër demokratët do vijnë nga gjithë Shqipëria t’ia kthejnë selinë partisë, vetes së vet shtëpinë e tyre.

 ?? ?? Anëtarët e FRPD, dje në selinë blu
Anëtarët e FRPD, dje në selinë blu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania