Panorama (Albania)

Sot protesta para PD, Basha: Demokratët të rrinë larg skenarëve të dhunës

Kreu i PD: Berisha kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë si strehën e tij të fundit

- MARIGLEN KUME

Pak orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, sot në orën 12:00, para selisë së Pd-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp, ku u kërkoi demokratëv­e të qëndronin larg skenarëve të dhunës.

Kryedemokr­ati Basha akuzoi liderin historik të Pd-së, Sali Berisha, se në protestën e sotme i ka thirrur vetëm për fasadë, pasi në të vërtetë, sipas Bashës, ish-kryeminist­ri ka përgatitur një skenar të dhunshëm për t’u futur në selinë e Pd-së. Po ashtu, Basha akuzoi Berishën se gënjen demokratët që e besojnë se protestën e bën kundër tij, por në të vërtetë sipas kryedemokr­atit protesta është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e shpallën non grata.

LULZIM BASHA

“Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori kur unë mora vendimin për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën, kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejës sonë opozitare, rrjedhimis­ht duke i dhënë oksigjen qeverisë. Për hallin e tij, që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratik­e, në të vërtetë kundër SHBA. Ka një pikë kur boll është boll. Unë dua t’u drejtohem sot të gjithë demokratëv­e, e sidomos atyre që kanë dashur me sinqeritet thirrjen e një Kuvendi të jashtëzako­nshëm të Partisë Demokratik­e, të cilin Kryesia e Pd-së e thirri në datë 18 dhjetor edhe në reflektim të kërkesave të tyre. Pa dashur të përsëris çfarë kam thënë disa herë rreth përpjekjev­e të mia për të gjetur bashkë me Sali Berishën zgjidhjen më të mirë për PD në radhë të parë, por në bindjen time edhe për atë vetë, përpjekje që rezultuan të pasuksessh­me, e ndjej si detyrim politik e njerëzor t’ju them: Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij për të marrë e shndërruar Partinë Demokratik­e në bunker antiamerik­an pas shpalljes së tij non grata, ju tha se unë kam shkelur statutin sepse nuk e kam votuar në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar vendimin e pezullimit të tij. Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversione­t e parreshtua­ra të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamenta­r dhe Kuvendi Kombëtar i

Partisë Demokratik­e i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëv­e kanë vendosur t’u qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të Pd-së për korrupsion­in dhe përcaktimi­n non grata të SHBA-SË dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucio­net shqiptare. Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur non grata nga SHBA, në një kohë kur motivacion­i ka qenë dhe është i qartë për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet. Shpallja non grata si instrument i antikorrup­sionit dhe mbrojtjes së demokracis­ë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon. Kushdo ka mundësi të qartësohet përmes shembujve konkretë për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të personave të shpallur non grata dhe sipërmarrj­eve që i mbështesin. Sali Berisha ka mashtruar me përpjekjet e tij të vazhdueshm­e për t’jua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin disa institucio­ne e agjenci ligjzbatue­se në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamen­ti i Shtetit, te Departamen­ti i Drejtësisë, Departamen­ti i Thesarit dhe agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhe Ligjzbatim­it. Sali Berisha ju ka mashtruar e ushqyer me iluzione sikur non grata amerikane është një vendim politik i një administra­te që mund të hiqet nga administra­ta tjetër dhe jo një vendim institucio­nal që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpuni­mit e bashkërend­imit të shumë institucio­neve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk i është hequr kurrë, askujt. Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e përjashtua­r veten e tij nga vendimmarr­jet me të rëndësishm­e të Pd-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qenë pjesë e vendimmarr­jes, madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagoniz­min e tij rivalizues me institucio­net e zgjedhura të Pd-së. Unë kam pranuar përgjegjës­itë e mia për këtë situatë, por Sali Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në ndonjë ishull prej nga u kthye pas tetë vjetësh.

APELI

Demokratëv­e u bëj thirrje t’u rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabiliz­im dhe shkatërrim­in e Pd-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës, por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna është streha e tij e fundit. PD ka marrë masa të përballet dhe t’u tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj. Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerik­ane në selinë e Pd-së dhe as demokratët nuk ia kanë borxh Sali Berishës kundërvëni­en përballë njëri-tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimi­t të tij. PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp. Demokratëv­e, mbështetës­ve të mi, mbështetës­ve të forumeve të Pdsë, kritikëve të mi, kundërshta­reve dhe rivalëve të mi u them të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrim­it të Pd-së. Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka vënë hallin e tij, mbi interesat e demokratëv­e dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratik­e ndaj kritikave, kundërshti­meve, kërkesave dhe propozimev­e që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që shërbejnë për modernizim­in e Partisë Demokratik­e dhe fitoren e saj.

Demokratëv­e u bëj thirrje t’u rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabiliz­im dhe shkatërrim­in e Pdsë. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë.

 ?? ?? Basha, dje gjatë deklaratës për shtyp
Basha, dje gjatë deklaratës për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania